Një aksident tragik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë. Një automjet tip ‘Peugeot’ u përplas me murin rrethues në të një banese private dhe për pasojë humbën jetën dy të rinj.
Bëhet e ditur se, viktimat e aksidentit janë Kristian Magjuni, 24 vjeç, drejtuesi i automjetit dhe e mitura 16-vjeçare Atjola Ademi e cila ishte e fejuara e vëllait të të riut.
Mësohet se në ato momente 24-vjeçari ishte duke çuar në shtëpi të fejuarën e vëllait të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.
Mësohet se në ato momente 24-vjeçari ishte duke çuar në shtëpi të fejuarën e vëllait të tij, 16 vjeçaren që po ashtu humbi jetën tragjikisht.
Kanë qenë njerëzit në rrugë ata që kanë para aksidentin dhe kanë shkuar në vendngjarje por edhe pse mbërriti ambulanca ata ndërruan jetë në vend.
Nisur nga dëmtimet dhe shenjat e lëna në rrugë mendohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Nuk dyshohet se shkak për aksidentin është mungesa e sinjalistikës pasi ai ishte një person që e njihte mirë zonën. Ai po shkonte të çonte në shtëpi të fejuarën e vëllait.