“E padrejtë kjo që po i ndodh Cavanit”

Edinson Cavani vijon të mbetet një gjahtar goli, por 34-vjeçari nuk po përfiton minuta te Manchester United këtë sezon për shkak të Cristiano Ronaldos. “El Matador” pritet të largohet nga skuadra angleze në merkaton e janarit, dhe për shërbimet e tij po garojnë Barcelona dhe brazilianët e Corinthians.

Largimi i mundshëm i uruguaianit ka zemëruar Dimitar Berbatov, ish-sulmuesin e “Djajve të Kuq”, i cili komentoi për Betfair situatën e lojtarit të ekipit të Rangnick. “Pavarësisht paraqitjeve të mira të ofruara deri më tani, Cavani ka luajtur pak.

Kur në skuadër vjen një lojtar si Cristiano Ronaldo, ai merr të gjithë vëmendjen dhe luan çdo ndeshje. Kjo është e padrejtë, sepse Cavani dha shumë për United në sezonin e kaluar, duke e merituar kontratën e re. Por CR7 zuri vendin e tij në skuadër.

Nuk është e drejtë, por kjo ndodh në futboll. Të largohesh për të luajtur më shumë është një zgjedhje e kuptueshme. Cavanit po i ofrojnë edhe shumë para. Ai është 34 vjeç, kështu që duhet ta vlerësojë edhe këtë aspekt”, deklaroi ish-sulmuesi bullgar i United.

About Redaksia

Check Also

Bayern Munich del me njoftim zyrtar për trajnerin Tuchel  

Thomas Tuchel përfundoi në qendër të ciklonit, pjesa më e madhe e ambientit bëri përgjegjës …

Leave a Reply