Prokuroria e Maqedonisë merr në hetim shkrimtarin shqiptar, Kim Mehmeti: Kurrë s’do arrijnë të më heshtin!

Nga Kim MEHMETI

Gjykata dhe prokuroria merren me kriminelin më të madh të Maqedonisë – Kim Mehmetin?! Kush thotë se në Maqedoninë e Veriut nuk ka drejtësi dhe se institucionet gjyqësore nuk janë efikase?

Pasi ky shtet ia doli në betejën kundër krimit dhe hajdutërisë, ka filluar beteja edhe kundër nesh që “e ofendojmë” popullin maqedonas, e të cilin e mbron partia e famshme LEVICA!

Shkurt e shqip: në këtë Maqedoni ku para gjithë botës brohoritet  “Vdekje shqiptarëve” dhe “Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, më në fund edhe unë përfundova aty ku e kam vendin – para prokurorëve dhe gjykatave të këtij vendi ku edhe rrugëve rrjedhë drejtësi.

S’di pse, po unë ndjehem i nderuar që më ka paditur dhe jam i akuzuar nga LEVICA, nga një parti e cila të qelb me antishqiptari dhe që më shkakton të vjella sa herë që ia dëgjoj emrin, e le më të merrem me te.

Sidoqoftë, i ftoj të gjitha LEVICA-t e DESNICAT maqedonase le t’i bashkojnë forcat dhe paditë gjyqësore kundër meje, sepse nuk kam kohë të merrem një nga një me to.  Ndërkohë ua bëjë me dije: sikur të jenë edhe vetë nipat e Leninit , e jo kjo LEVICË qesharake që janë, kurrë nuk do e realizojnë qëllimin që kanë – të më heshtin.

Kalimthi: Nuk e di ku shkoi dygjuhësia dhe pse ftesa për t’u paraqitur në Prokurorinë Publike është shkruar vetëm në gjuhën maqedonase?

About Redaksia

Check Also

Foto-lajm, vërshim popullor në bulevard

Dhjetra mijëra protestues kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protesta kombëtare e opozitës po zhvillohet …

Leave a Reply