Berisha: Anëtarësia, përmbaruesi në nxjerrjen butësisht të Bashës nga zyra

Lideri historik i PD, Sali Berisha, në intervistën për A2CNN me gazetaren Merita Haklaj, foli edhe për protestën e 8 janarit.

Ish-kryeministri tha se, protesta do të jetë paqësore, ndërsa shtoi se anëtarësia e PD dhe 44 mijë votuesit e Referendumit, do ta nxjerrin nga zyra butësisht Lulzim Bashën.

Gjithashtu, Berisha i bëri thirrje Bashës që të mos përsërisë skenarin e 18 dhjetorit, kur futi njerëz të armatosur në selinë e PD.

Në 8 janar do të jetë protestë paqësore. Bashën butësisht dhe paqësisht, përmbaruesi anëtarësi do ta nxjerrë jashtë. Deputeti Basha do të largohet nga zyra dhe kaq është e gjithë historia.

Ai kishte futur banditë të armatosur, por edhe narkobanditë të qeverisë të armatosur në seli në datën 18. Ishte një akt shumë i rëndë, nga më të pashembulltët në historinë e një force demokratike. I faktuan mediat me fotografi dhe me emra. Ua dimë emrat, e dimë nga erdhën dhe kush janë.

Uroj të ketë nxjerrë mësim nga akti i tij i turpshëm dhe t’i nënshtrohet verditktit të 44 mijë anëtarëve të PD. Përndryshe, ata butësisht dhe paqësisht dot ë nxjerrin nga zyra dhe do t’ia paketojnë ato gjëra që ka, pa ia dëmtuar ato gjëra që ka”u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama thotë në polici se i rrezikohet jeta nga Adriana Kalaja

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori nisjen e një procedimi ndaj anëtares së Kryesisë …

Leave a Reply