Video/ Berisha reagon për skandalin Veliaj-Dabulla: Krimi dhe narkoqeveria janë një!

Ish-Kryeministri Sali Berisha reagoi pas një raportimi nga ORA NEWS se gjykata nuk pranon arrestimin e biznesmenit Alban Dabulla, njeriut të lidhur me kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Krimi dhe narkoqeveria janë një! Ndiqeni videolajmin!”, shkruan Berisha.

Sipas raportimit, bëhet fjalë për një mashtrim financiar me vlerë 3 milion euro.

Raportimi i plotë

Gjyqtarja e Tiranës, Oltjona Goxha, ka refuzuar të pranojë kërkesën e prokurorisë së kryeqytetit, për arrestimin e biznesmenit të “Telebingo Shqiptare”, Alban Dabulla. Vendimi është marrë këtë të premte nga gjyqtarja Goxha, e cila i ka thënë “JO” arrestimit të Dabullës, së bashku me 19 zyrtarë të tjerë që punojnë në sistemin e Tatimeve.

Mësohet se ajo ka firmosur t’i lërë pa masë sigurimi të gjithë personat e proceduar për skandalin e mashtrimit financiar 3 milion euro.

Pavarësisht këtij vendimi, që është totalisht në favor të personave të proceduar penalisht, Alban Dabulla mësohet se është larguar nga Shqipëria disa ditë para se vendimi të jepej nga gjykata.

Biznesmeni i një sërë biznesesh në Tiranë njihet si personazh i lidhur ngushtësisht me kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj. Madje i zgjedhuri për të drejtuar kryeqytetin është fotografuar herët në mëngjes në banesën e Dabullës.

A mos ndoshta këto lidhje politike kanë ndikuar për ta favorizuar në këtë fazë të hetimit? Burimet thanë se në dokument gjyqtarja pranon faktin se biznesmeni i njohur, që mbart dhe lidhje të forta politike, ka abuzuar rëndë me tatim-taksat, duke krijuar një skemë mashtruese me transaksione të dyshimta dhe fatura tatimore. Veprimet janë kryer në kohë të ndryshme dhe kanë sjellë një dëm financiar në buxhetin e shtetit.

Gjyqtarja shprehet në vendimin e saj se personat në fjalë nuk kanë rrezikshmëri shoqërore dhe nuk kanë asnjë interes e rrethana për të ikur dhe shmangur hetimit që po kryen Prokuroria e kryeqytetit. Ndërsa nga ana tjetër, e njëjta gjyqtare miraton dhe kërkesën e dytë të çuar nga Prokuroria për ushtrimin e kontrollit fizik të zyrave të kompanive që administrohen nga Alban Dabulla dhe zyrave shtetërore ku punojnë zyrtarët e shtetit që janë bërë pjesë e kësaj skeme mashtrimi me Tatimet.

Vendimi për kontrollin e ambienteve të zyrave, pritet të ekzekutohet nga oficerët e Policisë së Shtetit, ndërsa në ditët në vijim prokurori Leonard Filopati, pritet ti drejtohet me një kërkesë apelimi Gjykatës së Apelit Tiranës, duke kërkuar caktimin e “arrestit në burg” për Alban Dabullën dhe 19 zyrtarëve të tjerë.

Hetimet e Prokurorisë ka nisur mbi bazën e një materiali nga Drejtoria e Hetimit Tatimor për të dhënat që nisin nga viti 2014. Bilanci i shoqërisë “Telebingo Shqiptare”, rezulton me një detyrim ndaj organeve tatimore prej 55,954,475 lekë, detyrim ky që ka ardhur duke u rritur ndër vite e deri në datën 20 shtator 2019 në vlerën prej 93,461,125 lekë. Më tej në dosje thuhet se shoqëria “Nacional sh.a” duke filluar nga viti 2013 deri në vitin 2018, ka marrë transferta nga subjekti “PUBLIKIME SHQIPETARE”, në një vlerë totale prej 91,429,376 lekë. Kjo vlerë, thotë Prokuroria, është kaluar nëpërmjet 117 transfertave me përshkrim kthim borxhi. Por pavarësisht kësaj, çuditërisht nuk është gjetur asnjë evidencë financiare në lidhje me huan e dhënë, që ka sjellë këto transferta me përshkrimin kthim-borxhi./ORA NEWS

About Redaksia

Check Also

Foto-lajm, vërshim popullor në bulevard

Dhjetra mijëra protestues kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protesta kombëtare e opozitës po zhvillohet …

Leave a Reply