Foto/ Shikoni fundin e Bashës, braktisje masive nga demokratët në Dibër

Dështon takimi i Lulzim Bashës në Dibër. Edhe pse ai kishte paralajmëruar se takimin e ka kërkuar baza, e vërteta është ndryshe.

Pavarësisht se Basha dhe njerëzit e tij kanë paguar njerëz për të mbushur sallën, sërish ajo mbeti bosh.

Jo vetëm kaq, por bashkë me Bashën në qytetin e Peshkopisë kanë mbërritur njerëz të importuar nga Tirana apo qytetet fqinje si Bulqiza dhe Burreli dhe sërish salla nuk u mbush.

Por demokratët denoncojnë një skandal edhe më të madh. Sipas tyre, salla po mbushet me njerëz të Partisë Socialiste. Mes tyre është edhe Haxhi Cerri, babai i Agron Cerrit, kryetarit të PS në Dibër.

Basha paralajmëroi një takim në Dibër, duke mashtruar në median e tij se takimi është kërkuar nga baza.

Demokratët e Dibrës janë shprehur të irrituar me këtë vizitë. Ata thanë se, Basha nuk ka përkrahjen e askujt në bazë.

About Redaksia

Check Also

KQZ konfirmon manipulimet me votën e emigrantëve edhe në Lezhë, shifra…

Shifrat skandaloze të manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit konfirmohen zyrtarisht nga dokumenti zyrtar i …

Leave a Reply