Protesta/ Banorët e Laprakës paralajmërojnë qeverinë: Do të bllokojmë rrugën te sheshi “Shqiponja”

Banorët e Laprakës kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme duke bllokuar rrugën për mbi 60 minuta. Kërkesat e tyre vazhdojnë të jenë të njëjta si nga dita e parë deri më sot.

Banorët kërkojnë dëmshpërlim monetar sipas çmnimit të referencës, që janë miratuar nga Bashkia Tiranë sipas zonave kadestrale të kryeqytetit.

Banori i Laprakës dhe gazetari i Syri Tv, Bled Marku kërkoi nga autoritetet shtetërore që të zbresin në zonë dhe t’i japin zgjidhje problemit që ata kanë me gjurmën e Unazës së Re, zgjatimi i së cilës vijon nga Sheshi Shqiponja deri në Shkozë.

Nga kjo gjurmë prtet të shemben afërsisht 700 banesa. Gjithashtu, banorët e tjerë të Laprakës kërkojnë si nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Infrastrukturës, që të trajtohen si njerëz të denjë të Republikës së Shqipërisë, e të mos lihen pa zgjidhje si banorët e tjerë të Tiranës, që kanë probleme me pronësinë si në zonën e 5 Majit etj.

Banorët e Laprakës mbrëmjen e sotme paralajmëruan autoritetet se në rast se nuk marrin zgjidhje, ata do përshkallëzojnë protestat, duke bllokuar sheshin “Shqiponja” ose duke i zhvendosur protestat e tyre para Kryeministrisë ose para Parlamentit.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply