Lufta e ngrirë

Konflikti i rreth 70 viteve më parë në Kore përfundoi me një armëpushim, të cilin tani Seuli dëshiron ta transformojë në një traktat paqeje. Por 10 vite nga marrja e pushtetit prej Kim Jong Un, familjet e ndara, testimet atomike dhe provokimet janë ende aty

Në orën 10 të mëngjesit të një të hëne dhjetori televizioni dhe radioja filluan të përhapin një mesazh të pazakontë: pas disa orësh do të ketë një njoftim të rëndësishëm. Në orën e caktuar, të gjitha televizionet e Koresë së Veriut iu ndezën. Në ekrane u shfaq Ri Chun Hee, gazetarja më e rëndësishme e Korean Central Television. Mban veshur një hanbok, veshje tradicionale koreane, e zezë;  stema e partisë e ngjitur në zemër. Fillon të lexojë me ton të rëndë dhe solemn. “Me dhimbjen më të fortë të shpirtit njoftoj se lideri unë i dashur Kim Jong Il”, pauzë, “ka vdekur”, pauzë, “për shkak të një sëmundjeje të papritur teksa shkonte në fushë më 17 dhjetor të 2011”. Pason një pauzë më e gjatë dhe ngashërimet ndërpriten. “Nën lidershipin e Kim Jong Un do ta trasformojmë këtë dhimbje në forcë dhe kurajë”. I janë dashur thuajse 2 ditë lidershipit të Phenianit për t’i njoftuar kombit vdekjen e liderit, 69 vjeçarit Kim Jong Il, në pushtet prej 17 vitesh.

10 vite më pas asaj ngjarjeje që tronditi ekuilibrat e Azisë Lindore, presidenti jugkorean Moon Jae-in ka njoftuar një marrëveshje “parimore” midis Koresë së Veriut, Koresë së Jugut, Amerikës dhe Kinës, për ta deklarua formalisht të përfunduar luftën e Kores. E ka bërë dy javë më parë në Canberra, gjatë një konference për shtyp të përbashkët me kryeministrin australian Scott Morrison, duke lënë të kuptohet se të gjithë aleatët janë për herë të parë dakord në transformimin e armëpushimit që i dha fund luftimeve, në 1953, në një traktat paqeje. Flitej prej kohësh, për këtë gjë që t’i vinte pikën finale luftës së Koresë. Sot quhet “lufta e harruar”, pas studiohet gjithnjë e më pak në librat e historisë perëndimorë, është zhvilluar në një periudhë gjithësesi të shkurtër dhe ka pasur një jehonë më të vogël ndërkombëtare sesa lufta e Vietnamit, që nisi formalisht disa vite pas atij armëpushimi dhe që zgjati deri në mesin e viteve ‘70. Por në realitet lufta e Koresë është një prej ngjarjeve historike më të rëndësishme për t’u ristudiuar tani, pasi bëhet fjalë për përplasjen e drejtpërdrejtë të vërtetë midis Amerikës dhe Kinës – dhe jo rastësisht po kthehet shumë shpesh në propagandën bashkëkohore kineze.

Konflikti fillon papritmas, një mëngjes të diele të qershorit të 1950. Koreja e Veriut është e vendosur të ripushtojë të gjithë gadishullin, që nga fundi i pushtimit japonez ishte i ndarë më dysh, në dy sfera influence: në veri Bashkimi Sovjetik, në jug Amerika. Komunistë dhe nacionalistë, pikërisht si në luftën civile kineze. Gjithka zhvillohet në harkun e pak muajve: në fillim Koreja e Jugut e pëson pushtimin (është shumë më e varfër se Veriu), pastaj vjen mbështetja amerikane në flamurin e Kombeve të Bashkuara. Koreanoveriorët refuzohen përtej Paralelit të 38, por në këtë pikë Amerika dhe Koreja e Jugut vendosin të tentojnë ripushtimin e tyre të gadishullit, të përzënë komunistët dhe të arrijnë kufirin me Kinën. Kundërlëvizja është e Maos, që dërgon në ndihmë të koreanoveriorëve trupat e Ushtrisë Popullore të Vullnetarëve dhe këshu kthehet në pikën e nisjes: Paraleli i 38. Në Panmunjom nisin negociatat për një armëpushim, që vazhdojnë për 2 vite të mirapasi palët nuk bien dakord. Më 27 qershor të 1953 gjenerali amerikan William Harrison Jr., në përfaqësim të komandës së Kombeve të Bashkuara, gjenerali koreanoverior Nam Il dhe lideri ushtarak kinez Peng De Huai ulen në tavolinat respektive të pozicionuara nga njëra anë dhe tjetra e vijës së demarkimit ushtarak.

Koreja e Jugut vendos që të mos firmosë, pasi e pakënaqur nga marrëveshja e munguar mbi ribashkimin (me guidë nacionaliste). Qysh atëhere, gjithçka është e ngrirë. Koreja e Veriut nuk i ka më kapacitetet ekonomike e luftarake për të tentuar një ribashki, por programi i saj bërthamor dhe raketor ngjall frikë dhe në jetën e përditshme të jugkoreanëve ka mjaft çështje të lidhura me atë armëpushim të nënshkruar në 1953: para së gjithash, shërbimi i detyrueshëm ushtarak për të gjithë meshkujt. Nga ana tjetër, në këto 68 vite, janë shkelur termat e armëpushimit dhe çdo herë rreziku ishte që një reagim i fryrë, një gabim llogaritjeje, mund të çonte rikthimin e një konflikti në shkallë të gjerë. Në 2010, një muaj përpara vdekjes së Kim Jong Il, Koreja e Veriut bombardoi ishullin jugkorean të Yeonpyeong. Në marsin e po atij viti “Cheonan”, një korvetë e Marinës jugkoreane, u mbyt pas një shpërthimi të dhunshlm që shumë e konsiderojnë si një sulm nga ana e një nëndetëseje koreanoveriore.

Deklarimet e kohëve të fundit të Moon e kanë bërë të kthehet diskutimi mbi “çështjen koreanoveriore” dhe e vërteta është se sidomos në Uashington dyshimet mbi një normalizim eventual të diktaurës së Phenianit janë të shumtë. Deri më tani presidenti Joe Biden ka qenë i matur në përballimin e dosjes koreanoveriore. Uashingtoni nuk dëshiron t’i japë më asgjë Koresë së Veriut nëse nuk e ka në xhep një plan bërthamorizimi të verifikueshëm. Në tetorin e 2020 këshilltari për Sigurinë Kombëtare Jack Sullivan ka thënë se Amerika dhe Koreja e Jugut kanë “perspektiva në njëfarë mënyre të ndryshme mbi sekuencën e qartë apo mbi afatet dhe kushtet. Ama jemi thelbësisht të lidhur me iniciativën strategjike dhe mbi bindjen se vetë nëpërmjet diplomacisë do të jemi vërtet në gjendje të realizojmë progrese”. Në gjuhlën diplomatike nënkupton: qetësi. Dhe në fakt është Moon Jae-in ai që ka ngut. Pas pak më shumë se 3 muajsh, në mars, skadon mandati i tij presidencial dhe kushtetuta jugkoreane parashikon vetëm një mandat. Për të hyrë në librat e historisë si presidenti që ka bërë vërtet paqen midis të Koreve ka nevojë që armëpushimi të transformohet në një traktat paqeje. Tani.

I zgjedhur më 2017, ish avokat i të drejtave të njeriut, Moon ka qenë një lider themelor i Partisë Demokratike jugkoreane. Ka ardhur pas impeachment të ish presidentes Park Geun-hye, konservatore dhe vajza e presidentit autoritar jugkorean Park Chung-hee, kur era e antipolitikës frynte shumë fort mbi opinionin publik jugkorean. Moon Jae-in është prezantuar në publim si presidenti i “njerëzve të thjeshtë”, “ai me të cilin do të shkonit mirë për të pirë një gotë me soju pas pune” (soju është një lloj likeri autokton i Koresë së Jugut, shumë popullor). E ka bërë, ka qenë popullor për një periudhë të gjatë kohe, deri kur prioriteti i tij, paqja me Korenë e Veriut, nuk i ka komplikuar gjërat. Për Moon është një çështje personale: “Prindëlrit e mi janë arratisur gjatë Koresë së Veriut gjatë luftës së Koresë sepse e përbuznin regjimin komunist koreanoverior”, ka rrëfyer në 2017 gjatë një interviste prë CNN. “Janë arratisur në kërkim të lirisë dhe kanë ardhur në Korenë e Jugut… por kanë dëshiruar gjithmonë të kthehen prapa dhe të ribashkohen me familjet e tyre”. familjet e mbetura në veri të Paralelit 38-të, të ndara nga mbi 68 vjet gjendje lufte. Ajo e Moon është një gjendje shumë e shpeshtë në Korenë e Jugut: çdo familje jugkoreane e ka një të afërm, ni gjysh, një kushëri apo një strëxhaxha në Veri. Kur Pheniani dëshiron të dialogojë dhe të lejojë diçka politikës dhe opinionit publik të Jugut, atëhere i drejtohet pikërisht mbi linjën e kufirit të një ngjarjeje të dhimbshme: takimet familjare interkoreane.

Nga 2000, kur kanë nisur si shenjë çtensionimi midis Seulit dhe Phenianit, kanë ndodhur 19. Në Korenë e Jugut funksionon si një lloj llotarie dhe kush dëshiron të shikojë të afërmit e vet prej rreth 70 vitesh të bllokuar në Veri regjistrohet në një uebsajt dhe fatlumët nxirren me short. Zakonisht ka nja 100 vende për 65000 anëtarët e familjeve të ndara. Për shumë prej tyre ka vetëm një mundësi në jetë për të ritakuar personalisht vëllezër, nganjëherë fëmijë dhe çdo vit që kalon është më e vështirë: sipas të dhënave të qeverisë së Seulit, mosha mesatare e kujt ka të afërm në Veri është 81.5 vjeç. Lee Keumseom, 92 vjeçar, ka marrë pjesë në takimin e fundit interkorean që ka ndodhur më 2018. Nuk e shikonte djalin e tij, Lee Sung-chul, qysh kur ishte 4 vjeç. Cho Hye-do dhe Cho Do-jae, dy vëllezër përkatësisht 86 dhe 75 vjeç, e kanë ripërqafuar motrën e tyre të madhe, Cho Sun-do, që është 86 vjeçare dhe jeton në Korenë e Veriut. Një vit më vonë, Koreja e Jugut i ka ndërprerë të gjitha komunikimet me Seulin dhe me të edhe takimet familjare interkoreane.

Si pas vdekjes së liderit të dytë koreanoverior Kim Jong Il – askush nuk e di me saktësi se çfarë mund të ndodhë nëse armëpushimi mund të bëhet një traktat paqeje. Sepse në 10 vitet e fundit të gjitha parashikimet lidhur me një kolaps të mundshëm “natyral” të regjimit të Phenianit janë hedhur poshtë. Të gjitha strategjitë dhe politikat ndërkombëtare kundrejt Koresë së Veriut – nga “durimi strategjik” i administratës së Barack Obama tek strategjia e “presionit maksimal” të mbështetur nga konservatorët japonezë deri tek improvizimi i presidencës Donald Trump – nuk kanë çuar në ndryshime të mëdha. Të gjithë qenë kapur nga vdekja e papritur e Kim Jong Il. Jo vetëm qytetarët koreanoveriorë, por edhe jugkoreanë, amerikanë, japonezë.

Atë ditë të 10 viteve më parë bursat ranë, ministrat e Mbrojtjes të Seulit dhe Tokios urdhëruan gjendjen e emergjencës. Është në krizat si këto që mund të ndodhë çdo gjë, sidomos nëqoftëse nuk ka informacione të mjaftueshme: inteligjenca ndërkombëtare nuk kishte arritur ta mësonte më parë për vdekjen e liderit dhe kjo demonstronte se dinim shumë pak për atë që ndodhte vërtet brenda kufijve të Koresë së Veriut. Jo vetëm. Një vit më parë Kim Jong Il kishte njoftuar se pasuesi i tij do të ishte biri i tij i tretë mashkulll, Kim Jong Un, për të cilin dihej shumë pak, vetëm se ishte shumë i ri, i lindur më 1982 apo më 1983 dhe se kishte studiuar në Zvicër. Një tjetër vrimë e zezë për informacionet në dispozicion të pjesës tjetër të vendeve të Azisë Lindore, por edhe të Perëndimit. Fjala që përsrisnin më shpesh vëzhguesit në ato ditë ishte: pasiguri. Pasuesi i tretë i një dinastie diktatoriale konsiderohej si shumë i ri sa për të mbajtur të bashkuar vendin dhe të fortë lidershipin. Kim Jong Il kishte drejtuar Republikën Popullore të Koresë duke kërkuar që të forcojë pushtetin e tij megjithëse nuk ishte një hero lufte si i ati – nuk e kishte çliruar Korenë nga pushtuesit japonezë, nuk kishte tentuar ribashkimin – dhe kështu që ishte drejtuar të drejtonbte rreth vetes një kult personaliteti shumë të afërt me mitologjinë.

Sipas versionit zyrtar koreanoverior, Kim ka lindur në malin e shenjtë Paektu, ecte kur nuk ishte as 1 muajsh, fliste dyshe, ka shkruar 1500 libra dhe 6 vepra në vitet e universitetit dhe hera e vetme që ka luajtur golf ka kompletuar 18 vrima me 34 goditje (një legjendë që qarkullon shumë në ambientin golfistik ndërkombëtar: por kush je, Lider i Dashur?). ndërsa koreanoveriorët i nënshtroheshin fatkeqësive natyrore dhe flakës, Kim Jong Il importonte për lidershipin e tij mish të mirë dhe alkol të rafinuar. Kur ka vdekur të gjithë prisnin rënien e Murit të fundit: mbretëria e errët përtej paralelit të 38-të humbiste diktatorin e saj të dytë dhe Koreja e Veriut, “shteti i pamundur”, nuk do to mund të rezistonte. Djaloshi Kim Jong Un i ka hedhur poshtë të gjitha këto parashikime. Në harkun e pak muajve ka arritur jo vetëm të rivendikojë pushtetin e tij, por edhe të bëjë atë që gjyshi dhe babai i tij nuk kishin arritur ta bënin: ta transformojë Korenë e Veriut në një fuqi raketore dhe bërthamore dhe ta shikojë vendin e tij të njihet zyrtarisht nga Amerika  – ka ndodhur pasi ka takuar, për tri herë, një president amerikan në fuqi, Donald Trump. Në një moment ku Koreja e Veriut duket më e mbyllur se kurrë – është vendi i vetëm që qysh nga ditët e para të pendmisë i ka mbyllur kufijtë edhe bashkëkombasve, nuk pranin ndihma nga jashtë, është e blinduar prej dy vitesh dhe edhe informacionet janë gjithnjë e më të rralla – ësht ende ai që menaxhon afatet dhe mënyrat e dialogut, edhe me kushërinjtë e Jugut.

Por shpejt, me zgjedhjet e 8 marsit në Seul, gjithçka mund të ndryshojë. Është për këtë që Moon Jae-in ka ngut. Presidenti demokrat është një teoricien i asaj që quhet “Sunshine policy”: politika e hapjes dhe e normalizimit të raporteve me Korenë e Veriut. Ai që e teorizoi qe presidenti jugkorean Kim Dae-jung, i pari president jugkorean që fluturoi në 2000 në Phenian për të takuar liderin e atëhershëm Kim Jong Il. Për këtë samit të parë interkorean të historisë Kim mori çmimin Nobel për Paqen. Në 5 vjeëarin e ardhshëm erdhi Roh Moohyun, mentor politik i Moon Jae-in: Sunshine policy braktiset me fundin e mandatit të Roh dhe ardhjen në qeveri në Seul të konservatorëve të drejtuar nga Lee Myung-bak. Nëse në mars Partia Demokratike jugkoreane do të humbiste, trashëgimia e këtij 5 vjeçari do të fshihej dhe paszaj ka një faktor të mëtejshëm që peshon mbi deklarimin e paqes: lufta pozicionale midis Amerikës dhe Kinës. Pekini vazhdon të jetë një sponsor ekonomik shumë fitimprurës për Korenë e Veriut, por midis dy aleatëve nuk rrjedh gjak i mirë (lidershipi i Phienianit konsiderohet një cifël e çmendur, presidentit Xi Jinping i pëlqen parashikueshmëria). Rreth 70 vite më pas, Koreja mund të jetë akoma një terren përplasjeje midis dy vizioneve, dy fuqive, dy të parave të botës.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Nuk ndalen protestat për rrëzimin e Vuçiç në Beograd, tjetër protestë masive

Një protestë masive e qytetarëve të të gjitha grupmoshave dhe studentëve, me sloganin “E drejta …

Leave a Reply