Tirana tronditet nga krimi! Një i vrarë dhe 4 të plagosur në lokal

Një i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i atentatit me armë zjarri që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme në zonën e ‘Don Boskos’.

Erion Çela 35 vjeç ka humbur në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur vëllai i tij, Blerim Çela, 28 vjeç, i cili ka marrë një plumb në këmbë dhe një tjetër në pjesën e fytyrës.

Bëhet e ditur se, i vrarë me armë zjarri ka mbetur Erion Çela, 35 vjeç.

Ndërsa të plagosur janë Arben Dani, 46 vjeç i dëmtuar në këmbë,Azbi Selimaj, 19 vjeç i dëmtuar në shpatull, Blerim Çela, 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë. Ky i fundit është vëllai i viktimës.

Gjithashtu i plagosur në bark dhe këmbë ka mbetur edhe Edmond Crroj, 41 vjeç.

Ata janë qëlluar brenda në tavolinën e një lokali nga persona që kanë hapur zjarr nga jashtë.

Autorët dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri kallashnikov dhe janë larguar me një automjet ‘Benz’ ngjyrë e zezë.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Foto-lajm, vërshim popullor në bulevard

Dhjetra mijëra protestues kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protesta kombëtare e opozitës po zhvillohet …

Leave a Reply