Vrasja në Tiranë, në rrezik për jetën edhe vëllai i viktimës

Erion Çela 35 vjeç dyshohet se ka qenë objektivi i atentatit të përgjakshëm të ‘Don Boskos’. Tavolina e lokalit ku ndodhej 35-vjeçari u qëllua me breshëri kallashnikovi nga jashtë.

Bilanci është i rëndë, Erion Çela ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa 4 persona të tjerë janë plagosur.

Mes të plagosurve është edhe vëllai i viktimës, Blerim Çela 28 vjeç. Ky i fundit ka marrë një plumb në këmbë dhe një tjetër në pjesën e fytyrës. Ai ndodhet në spitalin e Traumës ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Gjendja shëndetësore e 28-vjeçarit paraqitet e rëndë.

About Redaksia

Check Also

Skandali-Dhomë torture si e Gestapos brenda ministrisë/ Rreth 1 mijë të ndaluar në protesta

Deputeti i PD, Ivi Kaso, ka ngritur akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit për …

Leave a Reply