Nuk jam llum, as trafikante, as antiamerikane! Ja pse do të protestoj më 8 janar!

Nga Mimoza REXHVELAJ

Nuk jam llum, as trafikante nuk jam, as antiamerikane nuk jam.

Demokrate që në lindje, me të drejtën e zotit do protestoj, për veten time.

Më ke shkelur ku më dhëmb, mbi lirinë time.

Më ke shkelur kontributin tim.

Ke shkelur premtimet.

Më ke shkelur mbi krenarinë.

Më ke djegur çdo mundësi për të ardhmen. Me ke fshirë emrin në çdo listë.

Më ke fyer intiligjencën.

Me ke dëmtuar ekonomikisht për 8 vjet opozitë.

Do protestoj që ti të ikësh. Si e vetmja mënyrë për të venë në vend drejtësinë.

Protesto për vete dhe atë që të është mohuar. Protesto si individ i lirë që dëshiron ta shoh vendin në zhvillim, as peng, as blind, por të lirë!

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj takon në Milano deputetin e Forza Italia: Mbështetje PD në betejën për zgjedhje të lira!

Nënkryetari i Kuvendit dhe PD, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar takime në Itali me deputetin e …

Leave a Reply