Paloka: Nuk janë as llum as trafikantë, por demokratë që kanë sakrifikuar e janë gjakosur për PD

Nga Edi PALOKA

Sot eshte 5 janari, 31 vjetori i daljes se numrit te pare te gazetes “Rilindja Demokratike”! E urova kryeredaktorin e “RD” ne nje status qe kishte postuar per kete dite te shenuar. Nderkohe duke lexuar disa nga komentet dhe urimet ma vrau syrin komenti i nje “te revoltuari” me Bledin , pse ky ne qendrimet e tij “guxonte” te dilte kunder Bashes…

E kam ndjekur “RD” keto kohe dhe kam konstatuar qe ka qene me se korrekte dhe e balancuar ne qendrimet e saj. Nderkohe Bledi Kasmi ka mbajtur qendrimet e tij , te bazuara ne bindjen e tij prej demokrati! Kjo pjese nuk i ka pelqyer atij “te revoltuarit” mbeshtetes i Bashes qe nder te tjera pyeste :”E kush eshte ky Bledi Kasmi ?” .

Bledi ka ardhur qe student ne “RD” o zoti anonim e qe nga viti i veshtire ‘97 ka rrezikuar e sakrifikuar si pak te tjere ne opozitat e veshtira qe ka kaluar PD. Eshte nje nga mijera demokratet qe ne vite kane sakrifikuar edhe per Bashen, po sot jane kunder tij. Nuk jane “llum” , as “trafikante” jane thjeshte demokrate qe edhe jane prangosur edhe jane gjakosur neper protesta per te bere Bashen kryeminister…

 

About Redaksia

Check Also

Rama viziton Vangjush Dakon në banesën e tij pasi e liroi nga burgu

Këtë të premte Kryeministri Edi Rama, ka qenë në qytetin e Durrësit, ku zyrtarisht ka …

Leave a Reply