Bumçi dhe Strazimiri te selia e PD, Basha i sheh i trembur nga kafeneja: Të shtunën çlirojmë bunkerin

Disa anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD mbërritën sërish sot në seli, por e gjetën përsëri derën e mbyllur. Ndryshe nga dje, këtë herë Lulzim Basha, po ndiqte gjithçka i trembur nga kafeneja, ku ishte ulur me disa gazetarë.

Aldo Bumçi tha se, kjo sjellje i shërben vetëm Edi Ramës. Bumçi u shpreh se deri më tani Komisioni për Rithemelimin e PD është treguar tolerant me Bashën, pasi ka dashur të mirën e demokratëve. Ai paralajmëroi se më 8 janar do të çlirohet godina e PD, e cila është kthyer në një bunker.

Kurse Gent Strazimiri ironizoi me faktin se, Basha del vetëm nga zyra te kafeneja poshtë.

“Nuk ka punë tjetër veçse të pijë kafe. Nëse do kishte betejë, nuk do ishte në kafe. Sot ky oborr do gumëzhinte nga demokratët. Asnjë demokrat s’duhet të kishte dilemën a do i hapet dera apo jo. Ky oborr i zbrazët, kjo godinë e mbyllur në këtë mënyrë tregon frikën nga demokratët, jo nga regjimi, me regjimin e ka grurë. Janë 44 mijë veta që duan të hyjnë në PD më datë 8. Këta thjesht kanë ndërmend ta mbajnë të zbrazët e të shkretë këtë godinë. Më datën 8 do marrin xhevapin, kjo është shtëpia e demokratëve. Kjo godinë dhe ky oborr nuk mund të rrinë të zbrazëta”, tha Strazimiri.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply