Drejtuesi FRPD-Bashës: Bëra burg për ty, tani më mbyll derën! Më datë 8 do çlirojmë selinë tonë

Drejtuesit e FRPD kanë qenë sot në selinë e PD por i kanë gjetur sërish dyert e mbyllura. Ata kanë dhënë prononcime për mediat.

Një prej tyre, anëtari i kryesisë së FRPD, Mariglen Doçi tha se, ai është “krimineli” për të cilin ka folur Lulzim Basha dhe se, është burgosur që ai të bëhet kryeministër.

“Ftoj mediat të ndjekin fjalën e një krimineli. Unë jam Mariglen Doçi, anëtar i kryesisë së FRPD dhe dua t’i them Lulzim Bashës, unë jam ai krimineli që po pëshpërisje në media dhe për shkak tëndin jam burgosur, për të të bërë ty kryeministër, unë jam burgosur.

Si unë janë dhe 3300 qytetarë të tjerë, kriminelë, që janë proceduar, kanë qenë në burg për shkakun tënd, për të bërë ty kryeministër.

PD nuk mund të mbyllet me hekura, ne nuk jemi kriminelë, jemi idealistë që e duam PD-në të çliruar jo me si këto metodat e tua. PD nuk duhet të ketë as dyer sepse është simbol i lirisë.

Më datë 8 do çlirojmë selinë tonë nga shpura jote dhe më pas hap pas hapi edhe Shqipërinë”, tha i riu i FRPD, Mariglen Doçi.

About Redaksia

Check Also

“Daily Mail”: Demokratët kërkojnë hetim për marrëdhëniet e Kushner me Ramën

“Daily Mail” Republikanët kanë shpenzuar gjashtë muaj në hetimin e shkarkimit të Bidenit duke gërmuar …

Leave a Reply