Garo: Më 8 janar demokratët do të ndahen përgjithmonë nga opozita e korruptuar e Lul Bravës

Floriana GARO

Dy dite nga protesta e demokrateve per te çliruar Partine Demokratike nga pengu i Edi Rames, foto te publikuara ne media tregojne qarte se Lulzim Brava po e mbush seline me njerez te armatosur dhe dyer te blinduara me shpresen se do mund te ndale vullnetin e demokrateve te shprehur qarte ne Kuvendin e dt 11 Dhjetor e me pas referndumin historik te dt 18 Dhjetor.

Edi Rama dhe pengu i tij Lulzim Brava kerkojne me kete perpjekje te fundit te vendosin dhunen e pakices mbi vullnetin e lire te shumices e te shkaterrojne keshtu pluralizmin politik ne Shqiperi. Kjo eshte e pashprese!

U bejme thirrje deputeteve te Partise Demokratike te distancohen nga aventurat paramilitare te Lulzim Braves qe u mbyll dyert deputeteve dhe demokrateve duke blinduar brenda selise bandite te armatosur.

Ne dt 8 Janar demokratet do ndahen pergjithmone nga opozita e korruptuar e Lulzim Braves dhe nga pazaret e tij me Edi Ramen ne kurriz te sakrificave te tyre! Ne dt 8 Janar demokratet do ndahen perfundimisht nga nje individ qe shet kontributin dhe sakeificat e tyre per koncesione dhe favore personale nga pushteti!

Nuk ka brave, dere te blinduar apo bandite me apo pa maska qe do mund te perballen me vullnetin e demokrateve te lire!

Ne dt 8 Janar fillojme rrugetimin drejt fitores!

About Redaksia

Check Also

Reagimi i fortë i Konventës së Bernës kundër Ramës: Jo aeroportit të Vlorës

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës ka bërë sërish thirrje për ndalimin e aeroportit …

Leave a Reply