Thirrja e Berishës nga Gjirokastra: Të shtunën u rikthejmë demokratëve selinë e PD

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka festuar me demokratët e Gjirokastrës, 31 vjetorin e themelimit të PD.

Duke komentuar situatën në PD, Berisha tha se, beteja që po zhvillohet nuk është çështje zyrash, por për parimin themelor të demokracisë që është shumica e cila vendos mbi pakicën.

“PD në kundërshtim me idealet tuaja, nuk arriti të përmbushë misionin e saj, e udhëhequr nga një dështark që sot është simboli më i vetëm në Shqipëri, i humbjeve dhe dështimit. Ajo kaloi në 8 vite nga humbje në humbje. E megjithë këtë jeni ju ata të cilët e mbajtët këtë forcë politike, një nga forcat politike më kryesore të vendit dhe ju keni një meritë të jashtëzakonshme. Ne nuk u shuam dhe nuk u arkivuam në histori, siç ndodhi me forcat politike në vendet ish-komuniste. Edhe pa lider arritëm të kemi në zgjedhjet e fundit mbi 620 mijë vota.

Por siç thotë një fjalë e popullit, e keqja nuk ka fund. Dhe ajo që po shohim ne së bashku, këto 3 muaj dëshmon se keqësia dhe ligësia, amoraliteti politik i njeriut për të cilin punuam aq shumë, i njeriut të cilin e mbështetëm me ndershmërinë më të madhe, nuk paskan fund dhe nuk njohin asnjë kufi. Kjo që zhvillohet këto ditë, unë i bëj thirrje mençurisë suaj, të qytetarëve shqiptarë, të mos mashtrohen. Nuk është çështje zyrash, jo personash, ata që duan t’ua paraqesisn si çështje zyrash dhe personash janë avoketër, mercenarë të antivlerave.

Çështja që po zhvillohet është një dhe vetëm një, për përparimin themelor të demokracisë, a do të qeverisë shumica, apo do të qeverisë pakica me dhunë mbi shumicën. Kjo është gjithçka. Kjo është e vërteta. Kjo e çon sërish demokracinë përpara alternativës Shekspiriane, të jesh apo të mos jesh. Një njeri duke shjkelur çdo standard të moralit njerëzo, dorëzon sovranitetin, kryen akte historike pabesie, ky njeri nuk do të pranojë verdiktin tuaj, vendimin tuaj, por jo të kësaj salle, por të 44 mijë anëtarëve të PD.

Ky njeri i cili dy muaj më parë na thoshte se mua nuk më shkarkon Kuvendi për arsye se më kanë votuar anëtarët, tani që kanë votuar 44 mijë, 10 mijë më shumë se në qershor, përsëri thotë se nuk i njoh. Ky njeri kërkon t’ju paraqesë ju 2 mijë personat për 5004 delegatë. E shihni, këtu nuk kemi të bëjmë as me zyrë dhe as me karrige, por me një parim themelor se kush do të vendosë shumica dhe do të pranojë pakica. Do të vendosë shumica dhe do t’i japë mundësi pakicës të shprehet lirisht siç i kemi dhënë ne mundësi në statut me nenin për fraksionet? Apo kjo pakicë do të përdorë dhunën, bandat, narkoshtetin për të dominuar mbi shumicën?”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se në 8 janar demokratët do të shkojnë në shtëpinë e tyre. Ndërkaq, Berisha akuzoi Bashën se duke blinduar dyert e selisë, e shndërroi PD-në në bunker, ku janë futur kriminelë dhe vrasës.

“Në datën 8 janar të gjithë së bashku, në një manifestim proteste, si në një festival, të shkojmë në shtëpinë tonë, në shtëpinë e demokratëve, të zbatojmë vendimin e 44 mijë anëtarëve të PD. Të cilin peng Basha nuk do që ta njoh. Është detyrë, mision. Në vend të kësaj në histori turpi, më të turpshmen, si në romanet e Markezit, apo si dikur në degët e punëve të brendshme të diktaturës hoxhiste, ka tre javë që ve blinde e brava dhe ka shndërruar tempullin tonë, tempullin e demokratëve shqiptarë në një ndërtesë burg, bunker, për punonjësit e saj. Në një ndërtesë të cilën futen banditë, vrasës, kriminelë, me emër dhe mbiemër, por nuk futen dot deputetët e PD, nuk futen dot zyrtarët e saj. Shpiku një lloj si Enveri, derën e kryetarit, nga e cila mund të futet vetëm Lulzim Brava për çështje sigurie dhe asnjë tjetër”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha i kujton Yuri Kim çfarë ndodhi në ’97: Një ambasadore u largua, por jo SHBA

Kryetari i PD, Berisha i kujtoi ambasadores Yuri Kim se nuk ka pasur asnjë ndërprerje …

Leave a Reply

Your email address will not be published.