Komisioni i Rithemelimit në PD: Nesër ekzekutojmë vendimet e demokratëve

Edhe të premten, anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD mbërritën në selinë e blinduar.

Pasi trokitën në dyer, sërish ata mbetën jashtë godinës, edhe pse duhej të mbanin një mbledhje.

Përpara medieve foli Ervin Minarolli, anëtar i Komisionit të Rithemelimit. Sipas tij, të shtunën demokratët do të ekzekutojnë vendimet e marra në Kuvendin e Rithemelimit dhe në referendum.

“Është një rast unik, kur një parti në opozitë i mbyll dyert për mbështetësit e vet.

Kjo është një parti pa vizion dhe pa frymëzim. Prandaj është i nevojshëm rithemelimi.

Demokratët e kanë vendosur me votë, nesër do vijnë që të ekzekutojnë vendimin,” tha Minarolli.

Kurse Mimoza Hajdarmataj apeloi për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme.

Ajo ka paralajmëruar se nesër demokratët nga gjithë Shqipëria do të jenë në selinë e PD, dhe do ta rikthejnë atë në shtëpinë e tyre.

About Redaksia2

Check Also

Homazhe në Tiranë për efektivin Afrim Bunjaku i cili u vra nga terroristët serbë

Mbrëmjen e kësaj të hëne, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë po mbahen homaxhe në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *