Reagimi i fortë nga PPE kundër Bashës: Ka thirrur mercenarë kundër demokratëve, respekto shumicën

Blindimi i dyerve të Partisë Demokratike ka sjellë reagimin edhe të Partive Popullore Europiane.

Forumi i Gruas së Partive Popullore Europiane, simotër e Partisë Demokratike në Shqipëri ka reaguar ashpër ndaj kësaj situate, duke dënuar veprimin e Lulzim Bashës.

Duke postuar pamjet nga brenda selisë së blinduar, me anë të një reagimi në Tuiter, Forumi i Gruas së PPE i bën thirrje Bashës që të ndalë këtë sjellje ndaj anëtarëve të PD dhe të respektojë vullnetin e tyre.

“Basha ka vendosur dyer dhe dritare të blinduara, ka thirrur mercenarë të armatosur që i përdorin kundër anëtarëve të PD-së; Ai duhet të ndalet, të sillet si demokrat dhe të respektojë vullnetin e anëtarëve! Shqipëria meriton një opozitë të besueshme” – thuhet në reagimin e Forumit të gruas së Partive Popullore Europiane.

About Redaksia2

Check Also

Bardhi: Edi Rama qetësohu, dosja penale për Olsin e Xibrakës ekziston e pezulluar!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Edi Ramës, ndërsa shprehet …

Leave a Reply