Mediat gjermane nxjerrin zbuluar Bashën: Nga brenda selisë u hodh gaz mbi protestuesit

Revista më e madhe gjermane, Der Spiegel, ka raportuar për protestën e sotme në Tiranë.

Në shkrimin e saj, thuhet se protestuesit rrethuan godinën dhe u futën brenda.

Por gazetari thekson se nga brenda godinës u hodh gaz lotsjellës mbi protestuesit.

“Në Tiranë, mijëra mbështetës të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha rrethuan selinë e partisë opozitare konservatore, PD (Partia Demokratike). Protestuesit thyen derën dhe u futën në ndërtesë.

Sipas të dhënave të televizionit shqiptar, News24, protestuesit arritën të futen në katin e parë. Mirëpo ata nuk u futën te zyrat e kryetarit të PD, Lulzim Basha se ai i kishte përforcuar dyert lidhëse.

Nga brenda ndërtesës u hodh gaz lotsjellës mbi turmën e demonstruesve jashtë. Policia kishte rrethuar godinën, por fillimisht nuk ndërhyri.

Konflikti, i cili ka javë që po zien, ka të bëjë me luftën për pushtet mes Bashës dhe Berishës, i cili ka qenë kryetar i PD-së. Me nxitjen e Bashës, Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i PD shtatorin e kaluar. Arsyeja ishte se SHBA kishte vendosur një ndalim hyrje për Berishën dhe disa të afërm të tij për akuza për korrupsion në maj të vitit 2021”, shkruan Spiegel.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply