Mijëra demokratë nisen nga Durrësi, Vlora, Gjirokastra e Elbasani drejt selisë së PD

Mijëra demokratë janë nisur nga qarku i Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës dhe i Elbasanit drejt selisë së PD me moton” Shtëpia e Lirisë i takon demokratëve”.

Nga Durrësi njoftohet se janë nisur rreth 1500 anëtarë dhe simpatizantë të Partise Demokratike me makina private, rreth orës 9:30-10. Ata do të shkojnë përpara selisë së Partisë Demokratike me moton” Shtëpia e Lirisë i  takon demokratëve”.

Nga Thumana, Malësia dhe qyteti i Krujës janë nisur mbi 200 qytetarë të konfirmuar, por numri pritet të jetë më i lartë pasi ka dhe nga ata që janë nisur pa lajmëruar. Nga Fushëkruja dhe zonat përreth u nisën mbi 300 persona me makinat e tyre private.

Nga Gjirokastra, me dhjetëra demokratë janë organizuar privatisht që mbrëmë për në Tiranë dhe të tjerë sot edhe me linjat e transportit të udhëtarëve. Nga Gjirokastra, Lazarati, Libohova dhe Dropulli jane nisur mbi 100 demokratë. Nga Tepelena dbe Memaliaj rreth 80, nga Përmeti dhe Këlcyra afro  70. Në këto shifra nuk llogariten dhe udhëtime të paorganizuara nga qytetarë të tjerë.

Nga Elbasani, mbi 1000 demokratë u nisën sot për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha para selisë blu. Nisja nga qyteti në kërthizë të Shqipërisë po kryhet nga selia e PD në këtë qytet, ku protestuesit do të udhëtojnë me mjete private dhe autobuzë. Kujtojmë se në Elbasan z. Berisha ka mbështetje të gjerë, pasi i pari që u pozicionua  kah tij ishte deputeti Luçiano Boçi mandej figura të tjera të rëndësishme përfshirë edhe sekretarin e PD-sëë Elbasan Blendi Himçin, pjesë e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike.

Vlora nis qindra përfaqësues për në protestën kombëtare

Me qindra përfaqësues të degës së PD së Vlorës si dhe qindra mbështetës i janë përgjigjur sot, thirrjes së liderit historik Sali Berisha, për të protestuar përpara selisë së PD-së, që vazhdon të mbahet e uzurpuar nga një pakicë dhe ish-kryetari Lulzim Basha. Ata do të bashkohen me mijëra demokratë që po vijnë nga e gjithë Shqipëria për ta rikthyer selinë në Shtëpinë e tyre dhe për të mos lejuar të jetë më “bunker i pengut” Lulzim Basha.

Sipas Kryetarit të degës së PD-së në Vlorë, Genc Deromemaj, nga Vlora në drejtim të kryeqytetit janë nisur rreth 1000 demokratë,  përfshirë këtu edhe ata nga bashkia e Selenicës dhe ajo e Himarës.

Pjesa më e madhe e tyre janë nisur me automjete provate dhe në organizime individuale, ndërsa katër njësitë administrative të Vlorës janë bashkuar duke vënë në dispozicion të demokratëve një autobuz dhe dy furgonë për në Tiranës. Çdokujt prej tyre i është kërkuar të kenë me vete kartën e antarësisë në PD.

 

About Redaksia

Check Also

Kokaina e Xibrakës, Bardhi: Ja si Olsi Rama përdorte makinën e trafikantëve të drogës

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje në emisionin “Opinion” lidhur …

Leave a Reply