Noka te Komisariati 1: E dhimbshme, 20 protestues mbahen pas hekurave. PD do t’u kthehet demokratëve

Deputeti i PD dhe njëherazi anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka vizitoi te komisiariat nr.1 protestuesit demokratë të ndaluar nga policia.Noka tha se mbi ta ka 6 akuza, sepse i prishën terezinë, sipas tij, pengut të regjimit.

“Te komisariati nr.1 janë 20 demokratë të ndaluar, për të vetmin fakt se shkuan, trokitën dhe hapën dyert e shtëpisë së tyre. Por Edi Rama i vendosur për të emëruar edhe opozitën, ushtroi dhunë mbi demokratët, sepse pengu duhet mbajtur aty i burgosur në bunkerin që kanë krijuar së bashku dhe demokratët duhen ndaluar të jenë opozitë dhe nuk duhen lejuar të hyjnë te shtëpia e lirisë. E dhimbshme që demokratët të jenë pas hekurave. Panë shndërrimin e shtëpisë së tyre nga pengu dhe Edi Rama në bunker. Demokratët do ta kthejnë bunkerin e Edi Ramës dhe pengut në shtëpinë e lirisë. Të ndalohet arrestimi i demokratëve pse shkuan te shtëpia e tyre. Nuk kanë bërë asgjë, dyert dhe dritaret që i gjetën të mbyllura i kanë hapur. Asnjë faj. Ka 6 akuza sepse i prishën terezinë pengut të regjimit”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply