Deputeti i PD dhe njëherazi anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka vizitoi te komisiariat nr.1 protestuesit demokratë të ndaluar nga policia.Noka tha se mbi ta ka 6 akuza, sepse i prishën terezinë, sipas tij, pengut të regjimit.
“Te komisariati nr.1 janë 20 demokratë të ndaluar, për të vetmin fakt se shkuan, trokitën dhe hapën dyert e shtëpisë së tyre. Por Edi Rama i vendosur për të emëruar edhe opozitën, ushtroi dhunë mbi demokratët, sepse pengu duhet mbajtur aty i burgosur në bunkerin që kanë krijuar së bashku dhe demokratët duhen ndaluar të jenë opozitë dhe nuk duhen lejuar të hyjnë te shtëpia e lirisë. E dhimbshme që demokratët të jenë pas hekurave. Panë shndërrimin e shtëpisë së tyre nga pengu dhe Edi Rama në bunker. Demokratët do ta kthejnë bunkerin e Edi Ramës dhe pengut në shtëpinë e lirisë. Të ndalohet arrestimi i demokratëve pse shkuan te shtëpia e tyre. Nuk kanë bërë asgjë, dyert dhe dritaret që i gjetën të mbyllura i kanë hapur. Asnjë faj. Ka 6 akuza sepse i prishën terezinë pengut të regjimit”, tha Noka.