Avokatja e njohur: Këshillë miqësore për Prokurorinë dhe Gjykatën dhe një sqarim për publikun

Nga Adriana KALAJA

Këshillë miqësore për Prokurorinë dhe Gjykatën si dhe një sqarim i detyrueshëm për publikun

Nisur nga numri i të shoqëruarve dhe i të ndaluarve, sidomos në pjesën më të madhe nga të dhunuarit dhe jo nga dhunuesit, e ndjej për detyrim moral të sqaroj se pse veprat penale që akuzohen protestuesit, anëtarë të Partisë Demokratike nuk qëndrojnë:
Ashtu si është bërë më dije nga mediat, akuzat e ngritura nga Organi i Akuzës janë për konsumim të elementëve të veprave penale si:
“Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Bllokimi i rrugëve”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Legjislacioni penal i Republikës së Shqipërisë ka për detyrë të mbrojë pavarësinë e shtetit dhe tërësinë e territorit të tij, dinjitetin e njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, rendin kushtetues, pronën, mjedisin, bashkëjetesën dhe mirëkuptimin e shqiptarëve me pakicat kombëtare, si dhe bashkëjetesën fetare nga veprat penale, si dhe parandalimin e tyre.
Në këtë kuptim, ligjvënësi ka parashikuar se konsumimi i një vepre penale, duhet lidhet ngushtësisht me anën objektive dhe subjektive të saj.
Nga ana tjetër, legjislacioni aktual ka parashikuar se, kryerja e një vepre penale, është e lidhur EDHE me interesin që ka personi për të kryer atë, përveç rasteve kur këto vepra penale kryhen nga pakujdesia.
Për këtë arsye unë parashtroj se nuk qëndron asnjë element i veprës penale, lidhur me akuzat që ka ngritur Organi i Akuzës përsa kohë:

  1. Vepra penale e “Shkatërrimi i pronës”dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, lidhet si me pjesën e pronësisë së pronës ashtu edhe me lidhje që ka personi me “pronën”. Kështu, jurispudenca e deritanishme nuk ka vërtetuar asnjë rast të shkatërrimi të pronës nga vetë pronari ose personi i lidhur me të, si në rastin konkret janë anëtarët protestues të PD-së.
  2. Veprat e tjera penale që lidhen me “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, nuk kanë asnjë lidhje me personat e akuzuar pasi, anëtarët protestues të Partisë Demokratike, jo vetëm që u dhunuan brutalisht me gaz lotsjellës nga brënda dhe jashtë Selisë, nga nga mbështetës të bashës dhe Policia e Shtetit, por në asnjë moment nuk kanë shfaqur veprime aktive të kundërshtimit apo mosbindjes ndaj punojësve të policisë, megjithëse ky veprim ishte disproporcional me personat e shoqëruar dhe të ndaluar (kujtoj këtu rastin drejtuesit të Grup Seksionit në Kombinat Alban Hoxhaj, i cili megjithëse i dëmtuar rëndë, u mor nga ambientet e spitalit dhe u dërgua për të dhënë dëshminë e tij në Komisiariat).
  3. Vepra penale e organizimit dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme, është shfuqizuar në maj 2021 nga ana e Gjyatës Kushtetuese, paragrafi i “marjes leje” dhe kur është sanksionuar se “leja” quhet e marë në momentin që njoftohet Organet Policiore për një protestë ao tubim të caktuar. Në këtë pikë, është Policia e Shtetit e cila nuk ka marë masat e duhura për mbarëvajtjen e qetë dhe pa probleme të protestës përsa kohë që Selia e PD-së dhe gjithë perimetri i saj, nuk ishte boshatisur nga automjetet, madje numri i tyre ishte shumë më i madh se në ditët e zakonshme duke vërtetuar kësisoj konsumimin e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, nga ana e drejtuesve të Policisë së Shtetit.
  4. Vepra penale e prishjes së qetësisë publike dhe e bllokimit të rrugëve, e para nuk mund të qëndrojë në një kohë që është njoftuar mbajtja e protestës dhe se, qetësia publike u prish dhe rrugët e bllokuan nga punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ashtu si janë evidentuar nga pamjet kanë përndjekur edhe jashtë perimetrit të protestës protestuesit me gaz lotsjellës dhe shunë fizike, duke bërë që të paraqisnin një rrezik serioz dhe të shtuar për të gjithë komunitetin (jo protestues) që banon dhe punon në atë zonë.
  5. Së fundmi, vepra penale e prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta jo vetëm lidhet ngushtësisht m përcaktimin se kush është armë e ftohtë por edhe me qëllimi që do të përdoren këto armë të ftohta. Në kushtet kur persona të huaj dhe pa tagër mbajnë dhunshëm pronën e një personi, ai legjitimohet të përdorë të gjithë mjetet e nevojshme për të hyrë në pronën e tij (përsa kh që koto mjete nuk vënë në rrezi jetën e personave të tjerë).
    Referuar sa më sipër, Organi i Akuzës duhet ripozicionohet lidhur me personat protestues të arrestuar apo ato që ndiqen penalisht të lirë dhe nëse jo, Gjykata duhet të rrëzojë kërkesat e Organit të Akuzës ndaj protestuesve anëtarë të Partsë Demokratike të cilët më datë 8 janar, ishin viktimë e dhunës barbare të dyshes Rama – Basha.
    Po kështu, sipas informacioneve të bëra publike në media, janë shoqëruar dhe arrestuar 16 persona të clët kanë qënë në ambientet e brëndshme të Selisë së PD-së si dhe është proceduar në gjëndje të lirë deputeti Gaz Bardhi, me akuzën “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”.
    Ajo që bie në sy është fakti se me të vërtetë dy akuzat ndaj deputetit Bardhi janë të rënda, por këto akuza nuk qëndrojnë nëse personi përjashtohet nga akuzat për veprat penale që lidhen me këto të dyja si ato të “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”, ”Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    Dhe të gjitha veprat që unë paraqita më sipër, nga deputeti Bardhi janë kryer në bashkëpunim dhe me bashkëpunëtorë, kjo sipas parashkimeve të nenit 25 dhe 26 të Kodit Peal.
    Nga ana tjetër, bashkëpërgjegjës për ngjarjet e dhunshme, gazin e hedhur si dhe personat e armatosur nga brenda Selisë, është dhe deputeti Basha.
    Gjithashtu, deklaratat e bëra në media të ndryshme se ata i kishin marë masat dhe se do i përgjigjeshin çdo skenari të Komisionit të Rithemelimit, po kështu edhe blindimi i Selisë, vërteton qartësisht se ata kishin marë të gjitha masat për të prodhuar akte të dhunshme, kundër protestuesve anëtar të PD-së, fakt i cili u pa nga i gjithë publiku.
    Nëse ka përdorim të rmëve të ftohta, nuk ka më qartë se shkopi i bejzbollit në duar të deputetit Salianji (i cili është i dënuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë-Dhoma Penale, me 1 vit burgim të pakonvertueshëm për çështjen Babale), por që çuditërisht nuk është vënë re as nga Policia e as nga Prokuroria.
    Në këto kushte, nisur nga fakti se personat që kanë konsumuar veprat penale janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, unë i rekomandoj Organit të Akuzës:
    I- Riformulimin e akuzës për deputetët Basha, Bardhi, Salianji dhe çdo person tjetër të paidentifikueshëm por që ka lidhje më ngjarjet e dhunshme dhe veprat penale si:
  6. “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga Neni 150 i Kodit Penal;
  7. “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, parashikuar nga Neni 154 i Kodit Penal;
  8. “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga Neni 186 i Kodit Penal;
  9. “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, parashikuar nga Neni 223 i Kodit Penal;
  10. “Përfitimi i paligjshëm i interesave”, parashikuar nga Neni 257 i odit penal;
  11. “Pengimi në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”, parashikuar nga Neni 261 i Kodit Penal;
  12. “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, parashikuar nga Neni 267 i Kodit Penal;
  13. “Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike”, parashikuar nga Neni 269 i Kodit penal;
  14. “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit penal;
  15. “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, parashikuar nga Neni 278/a i Kodit penal;
  16. “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga Neni 279 i Kodit Penal;
  17. “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, parashikuar nga Neni 281 i Kodit penal;
  18. “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”, parashikuar nga Neni 282/b i Kodit penal;
  19. “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”, parashikuar nga Neni 284/a i Kodit penal;
  20. “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga Neni 301 i Kodit penal;
  21. “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga Neni 302 i Kodit penal;
  22. “Organizata kriminale”, parashikuar nga Neni 333 i Kodit penal;
  23. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga Neni 333/a i Kodit penal;
  24. ”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal“,parashikuar nga Neni 334 i Kodit Penal;
  25. Të gjitha të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 25 dhe 26 të Kodit Penal.

II- Shpalljen e moskompetencës për hetimin e kësaj çështje dhe delegimin e saj në SPAK, i cili nga ana e tij duhet të kërkojë nga Komisioni i Verifikimit të Mandateve dhe Imunitetit pranë Kuvendit të Shqipërisë, heqjen e mandatit të deputetëve Basha, Bardhi, Salianji dhe çdo deputeti tjetër të paidentifikueshëm, por që ka lidhje më ngjarjet e dhunshme dhe që ka konsumuar veprat penale të sipërpërmëndura, me qëllim për t`i hapur rrugën hetimit penal të tyre në masën e sigurisë personale “arrest me burg”.
III- SPAK gjithashtu, duhet të ngrejë akuza edhe për drejtuesit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit si ajo e “Shpërdorimt të detyrës”, marjen e masave dhe të dhunës së shfaqur jo proporcionalisht me shkallën e rrezikut të konsumimit të veprave penale nga ana e protestusve, si dhe mos marjen e masave sipas ligjit për marëvajtjen e protestës.
Në veprat penale të paraqitura më sipër, kam vënë vetëm ato që lidhen me krimet kundër jetës dhe rendit publik pasi, deputetët Basha, Bardhi etj., kanë kosumuar edhe veprat penale që lidhen me ndërtimin pa leje dhe që është detyrë e SPAK ta hetojë deri në fund, EDHE lidhur me firmën INVESTITORE.
Do thoni ju që është shumë e bukur për tu besuar se realiteti është shumë i zymtë, por sipas meje nuk është e rëndësishme së çfarë bëjnë banditët e veshur me pushtet dhe imunitet për shkatërrimin e Opozitës dhe Demokracisë, por çfarë bëjmë ne për të mbrojtur OPOZITARIZMIN dhe DEMOKRACINË.

Ps: Me këtë rast, deputeti Bardhi duhet të sqarojë edhe sesi i ngriti grupet paramilitare në Elbasan (GMV), sesi ishte prezent në vrasje dhe sesi nuk është thirrur në Prokurori, as si person që ka dijeni për ngjarjen nga Prokurori i Elbasanit, të cilit deputeti Bardhi ja bëri qokën, kur u investua të emërohej prokuror në SPAK nga KLP-ja.

About Redaksia

Check Also

Zëri i Amerikës: Rritja e çmimeve ka vënë në vështirësi një pjesë të gjerë të shoqërisë

Në Shqipëri rritja e çmimeve, që prej muajit shkurt kur nisi agresioni rus në Ukrainë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published.