Është koha e të vërtetës!

Nga Mimoza HAJDARMATAJ

Partia Demokratike është shtëpija dhe zemra e njerëzve që e duan historinë, e çmojnë demokracinë dhe që shpresojnë tek e ardhmja e vendit!

Partia Demokratike, pa dyshimin më të vogël, është shpresa kryesore dhe më e madhe e njerëzve, për ti dhënë fund mafies-shtet dhe shtetit-mafie, sepse as teoricienët më të ndritur nuk mund ta përcaktojnë më çfarë është ky rregjim që po jetojmë sot, në bashkëpunim ndërmjet Ramës si oktapod që ka zënë edhe Bashën!

Ditën e djeshme, shqiptarët e pranishëm, demokratët e lirë të këtij vendi e panë shumë mirë, nga afër çfarë ndodhi, si filloi dhuna.

Këtë e panë edhe gjithë shqiptarët nga shtëpitë e tyre nëpërmjet kamerave, dronëve, fotografive…

Për kronologji…

Është e vërtetë që para se të mbërrinte Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, pranë Selisë së PD kishin arritur demokratë nga e gjithë Shqipëria.

Njerëz të lirë e të pa marrë peng nga ndonjë organizëm apo ndonjë mafioz i këtij vendi!

Këta demokratë i kanë pritur dhe i kanë shoqëruar eksponentët e Basha & Co deri tek hyrja anësore e Selisë me vërshëllima dhe ofendime siç ju kanë buruar nga zemra, sepse ata janë njerëz të lirë, janë demokratë dhe janë njerëz që e kanë ndjekur Bashën hap pas hapi duke shpresuar, si të gjithë ne, që do të na çonte drejtë fitores dhe që nuk do të na shiste!

Siç thashë ata kanë pritur me vërshëllima por asnjë nga ata nuk është dhunuar, nuk është terrorizuar dhe nuk është kërcënuar! Anëtarët e turpit Basha & Co kanë hyrë të lirë dhe të pa lënduar në Seli.

Shqiptarët, demokratët u bashkuan si përmbarues legjitim, politik për vendosjen në vend të vendimit të shkarkimit dhe dorëzimin e zyrave të kryetarit dhe grupeve drejtues të organeve të PD.

Demokratët dhe ne anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD u bëm një!

Shumë qytetarë me vullnetin e tyre, e ndjenë të nevojshme hapjen e dyerve, për të hyre brenda Selisë të lirë dhe me legjitimitet, siç i takon çdo demokrati të futet në shtëpinë e vet.

Hapja e dyerve është krejtësisht legjitime dhe nuk është dhunë ndaj askujt dhe askush nuk ishte në rrezik!

As kur qytetarët e lirë të këtij vendi donin të ngjiteshin me shkallë në ballkone dhe parvaze dritaresh dhe të ngrenin dy gishtat lart si demokratë nuk kishte rrezik për askënd!

E gjitha kjo atmosferë u shoqërua nga thirrjet e Sali Berishës dhe të tjerë anëtarëve të PD, që demokratët të mos binin preh e provokimeve dhe dhunës.

Sa më shumë bëhej thirrje për të mos rënë preh e dhunës aq më shumë ata nga brenda provokonin, me thyerje xhamash nga brenda që t’u binin në kokë protestuesve, me hedhje karrikesh mbi kokat e tyre, e lloje të tjera sendesh të forta.

Kjo i irritoi gjithë qytetarët.

Basha & Co në bashkëpunim me policinë e Ramës filluan të hidhnin bomba zhurmuese (frikësuese) nga brënda selisë, në katin e parë bosh, dhe pastaj në afërsi të qytetarëve rreth Selisë.

Qytetarët e ngjitur në ballkonet e shtëpisë së tyre politike, u rrahën brutalisht me shkopa nga mercenarët e Bashës. U dhunuan me mjete të forta, u shtynë dhe u përplasën duke u rrëzuar edhe nga shkallët.

Deputetë të pacipë, frikacakë dhe dinakë, që donin të justifikonin vetveten, hapën alarme se gjoja po dhunoheshin, kur ishin po ata qytetarë që i kishin lënë të hynin lirisht brenda dhe të organizonin pseudombledhje.

Dhuna pa asnjë dyshim buroi nga brenda!

Policia për të justifikuar lajmërimin e disa ditëve më parë për dhunë, e bën vet dhunën, hodhën pa kursim dhe në mënyrë antiligjore gaz, lëndë helmuese dhe ujë mbi qytetarët!

Tirana e përjetoi gazin lotësjellës nga Kalaja, tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit, tek Shkolla Kosova në Rrugën e Elbasanit e deri tek Ura e Tabakëve.

Policia arriti deri aty sa të mos kursejë gazin lotësjellës edhe mbi kokat e deputetëve të këtij vendi, mbi gazetarët dhe mbi çdo kënd që ka qenë në perimetrin e afërt dhe të largët të grumbullimit qytetarë.

Ky është një rast i pa preçedent, i pa turp, i shëmtuar dhe që tregon mbrojtjen që dyshja Rama- Basha po i bëjnë njëri tjetrit!

Qytetarët po e kuptojnë çdo ditë e më shumë që ata janë një, si oktapod që kërkon të shtrijë tentakulat e ligësisë mbi gjithë shqiptarët, mbi gjitha selitë dhe organizmat e lirë të këtij vendi!

Është koha e të vërtetës!

Koha e lirisë!

Koha t’i kthejmë pluralizmin funksional këtij vendi!

About Redaksia

Check Also

Me sy e vesh nga Venecia

Nga Lutfi DERVISHI Në një vend të krijuar nga konferenca e ambasadorëve të Fuqive të mëdha, …

Leave a Reply