Partia e Bashës me më pak se 5% elektorat përjashton Partinë Demokratike nga strukturat!

Nga Ermal XHELILAJ

Partia e Lulzim Bashës me më pak se 5% elektorat përjashton Partinë Demokratike nga strukturat! Jo vetëm i falimentuar e mjeran por edhe qesharak! I kanë ngelur vetëm muret e godinës, edhe atë të marrë peng nga pushteti!

***

Nuk ka ngelur socialist dhe media e pushtetit që nuk kanë rënë në dashuri me Lulzim Bashën! Të vetmit që nuk e duan pengun e pushtetit janë të djathtët dhe demokratët. E çuditshme!!!

***

Shërbimi më i madh që mund t’i bësh sistemit demokratik dhe pluralizmit politik në Shqipëri, është çlirimi i Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare nga Lulzim Basha, i cili po shkatërron opozitën dhe rrjedhimisht të ardhmen e vendit. Një njeri i cili ka shitur kauzën opozitare, është marrë peng nga pushteti, keqtrajton demokratët dhe qëllimisht mban peng Partinë Demokratike për ta eleminuar si forcë politike, duhet të largohet jo vetëm nga PD por dhe skena politike në vend.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Edi Rama qetësohu, dosja penale për Olsin e Xibrakës ekziston e pezulluar!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Edi Ramës, ndërsa shprehet …

Leave a Reply