PSG rikthen interesin për Ronaldon

Cristiano Ronaldo nuk po arrin të akomodohet te Manchester United. Te “Djajtë e Kuq” kanë filluar krisjet e para, ndërsa trajneri i ri, Ralf Rangnick nuk ka arritur ta përmirësojë ekipin.

Mediat në Francë raportojnë se, Paris Saint-Germain e ka rikthyer interesin e tyre për Cristiano Ronaldon.

Cristiano Ronaldo erdhi te Manchester United në fund të verës dhe, megjithëse është golashënuesi më i mirë i klubit, nuk është aspak i kënaqur.

Agjenti i tij, Jorge Mendes pritet të takohet me yllin portugez dhe pritet që më së largu Ronaldo të largohet në afatin kalimtar veror.

About Redaksia

Check Also

Një skandal i ri në Kampionatin Botëror, FBI po heton argjentinasit për pastrim parash

Ndërkohë që skuadra kombëtare e Argjentinës po shijon sukses në Kupën e Botës në Shtetet …

Leave a Reply