Mark Marku, aktiviteti akademik mund të të bëjë profesor, por nuk të bën njeri…!!!

Nga Gëzim XHEPA

Zoti Mark Marku, aktiviteti akademik mund të të bëjë profesor, por nuk të bën njeri…!!! Të justifikosh dhunën disproporcionale mbi protestues, në një protestë pa një polic të plagosur, pa asnjë automjet të dëmtuar në oborrin e selisë, vetëm për shkak të thyerjes së dyerve të blinduara, që nuk janë mjeti adapt i ruajtjes së kryefamiljarit të familjes politike nga anëtarësia, nuk do thotë se të mungon logjika…, por do të thotë se interesa të vogla të momentit të një pseudointelektualuci të kthejnë në gjenezën e baltovinës dhe në shpirtin barbar…: “flaka rëntë përtej gardhit të shtëpisë sime…”!!!

Më vjen keq, por ti nuk mund të jesh as i djathtë, as i majtë në politikë…, se në radhë të parë nuk je njerëzor…!!! Ty nuk të dhimbset PD…, ty të dhimbset lopa që kërkon t’i zhvasësh egërsisht qumështin edhe në buzë të varrit…!!! Tani e kuptoj se problemi i PD nuk është vetëm Basha por dhe njerëzit që e rrethojnë dhe e këshillojnë, duke e stimuluar në çmendurinë e blindimit dhe konfliktit…!!!

Zoti Basha historia të ka dhënë shansin t’i kursesh PD maskaradën më agresive të jetës së saj, duke kaluar veten në votbesim referendar…!!! Për çdo gjë që ka ndodhur dhe do të ndodhë përgjegjësia është vetëm e juaja…, se ju jeni kryetari….!!!

About Redaksia

Check Also

Kush urren, kë dhe pse?!

Enver Bytyçi Ka plas nje sherr, sipas të cilit presidentja Osmani e “urren” kryeministrin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.