“Propagando, zvarrit e vidh”, si mashtroi Rama me fillimin e punimeve për Aeroportin e Vlorës

Reagim i FRPD Vlorë

E parapërgatitën ditë të madhe historike, e lidhën simbolikisht me ditën e shenjtë të Pavarësisë, por përveçse propagandës dhe shfaqes, nuk ishte asgjë tjetër!

Në kantierin e aeroportit të shumëpërfolur dhe shumëpompuar nga regjia e stër-shpërfytyruar e propagandës së sektit, që prej ikjes së liderit global, punimet i ka zënë gjumi, deri në ardhjen e radhës së liderit të sektit.

Në “vend e numëro”, si çdo “projekt” tjetër, kantieri i aeroportit të Vlorës vazhdon letargjinë dimërake të të mospunuarit, edhe pse i inaguruar si fillim-pune disa herë 3D dhe së fundmi në muajin Nëntor me prerje shiritash nga kasta e sektit në Vlorë.

“Propagando, zvarrit e vidh”, mbetet motua e punë-vjedhësve të sektit!

About Redaksia

Check Also

Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës/ Si toka e blerë 320 mijë euro u rivlerësua 26 mln euro

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, denoncoi atë që e cilësoi si një “mega-aferë” të lidhur …

Leave a Reply