Fermerët protestë para bashkisë Fier: Duam dëmshpërblim nga përmbytjet

Fermerët që kultivojnë luleshtrydhen në zonën e Frakullës dhe Kafaranit në Fier, zhvilluan protestën e dytë përpara bashkisë, duke kërkuar dëmshpërblim lidhur me dëmet që iu shkaktuan nga përmbytja e tokave.

Fermerët shprehen se serat e kultivuara me luleshtrydhe u përmbytën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, duke i nxjerrë jashtë prodhimit të mbjellat.

Kreu i sindikatës së fermerëve, Eduart Sharka, iu bashkua protestës së fermerëve, duke deklaruar se një muaj pas përmbytjeve, bashkia e Fierit nuk ka kryer asnjë verifikim në terren për dëmet e shkaktuara nga serat me luleshtrydhe.

Fermerët kanë kërkuar ngritjen e një komisioni nga shtabi i emergjencave civile, premtim të cilin ua dha pak kohë më parë kryetari i Bashkisë së fierit Armando Subashi. Por ky premtim nuk është përmbushur ende.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet e-maili skandaloz në USAID: Digjni dhe zhdukni dokumentat sekrete

Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të …

Leave a Reply