Foto/ Berisha në Prokurori: “Basha është vegël e qeverisë, aty thirrem nga Rama”

Lideri historik i PD, Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës, ku do të japë shpjegime në lidhje me protestën që u zhvillua më 8 janar në selinë e PD.

Berisha është treguar i përpiktë me orarin e tij, madje ka mbërritur pak minuta para orës 11:00, orar kur ishte thirrur që të paraqitej në organin e akuzës.

Ai i përshëndeti të pranishmit me simbolin demokrast, dy gishtat lart, teksa u fut në godinë.

“Basha është vegël e qeverisë, aty thirrem nga Rama”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zytari i lartë amerikan në luftën kundër drogës mbërrin në SPAK/ Takimet dhe mesazhi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë publikoi një postim ku theksohet forcimi …

Leave a Reply