Mazniku nxjerr zbuluar Bashën: Projekti i kullave tek PD u propozua në vitin 2016

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku përgënjeshtron Lulzim Bashën i cili një ditë më parë tha se projekti i kullave te PD, është projekti i 2013-ës i Sali Berishës, që ka lidhje me truallin te xhamia.

I ftuar në Çim Peka Live, Mazniku tha se projekti i kullave që po përflitet aktualisht, është dorëzuar në Bashkinë e Tiranës në vitin 2016. Pra, kemi një projekt të ri që nuk ka lidhje me atë që deklaroi Lulzim Basha.

Ky projekt, tha Mazniku, është prezantuar nga pretenduesit e truallit në Bashkinë aktuale të Tiranës, ku nga Bashkia është thënë se fillimisht duhet të kenë dakordësinë me Lulzim Bashën.

Për projektin sipas aktivistes, Adriana Kalaja, janë shpenzuar 1.4 milionë euro. Dhe ky projekt nuk mund të realizohej pa dakordësinë me drejtuesit e Partisë Demokratike.

Lulzim Basha mashtroi kur tha se bëhet fjalë për projektin te xhamia.

Ky projekt ka akordin e Lulzim Bashës dhe të Bashkisë së së Tiranës dhe pronarët kanë shpenzuar miliona euro për të, për të ndërtuar “Parkun e 4 lirive”.

About Redaksia

Check Also

Kërkohet dyfishimi i çmimit të biletës së urbaneve

Operatorët kryesorë të transportit urban ngrenë shqetësimin e mosstabilizimit financiar të sektorit e ndikuar nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published.