Gazetari zbulon dokumentin ku Basha i kërkoi Ramës 13 milionë euro

Gazetari i njohur Klodian Tomorri ka publikuar një dokument dhe thotë se, Lulzim Basha i kërkon Edi Ramës 13 milionë eurot e pallatit të shembur në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë. 

Aksionerë e shumëkatëshit ishin vjehrri i Lulzim Bashës, Xhaferr Isufi. Pallati u shemb me urdhër të Edi Ramës, por Basha dhe vjehrri i tij fituan në Gjykatën e Strasburgut dëmshpërblim në vlerën e 13 milionë eurove.

Në 31 gusht po 2018, Ministria e Drejtësisë dhe Avokatja e Shtetit i dërgojnë shkresë zyrtare Ministrisë së Financave duke i kërkuar të ekzekutonte vendimin për të paguar 13 milionë eurot e gjobës në llogarinë e vjehrrit të Bashës, por si ministri i atëhershëm i Financave, Arben Ahmetaj ashtu edhe kryeministri Edi Rama nuk kanë autorizuar pagesën.

Postimi

Gjoba e pallatit tek Uji i Ftohte
Ne janar te vitit 2018 Gjykata e Strasburgut e denoi Shqiperine me 13 milione euro per prishjen e pallatit tek Uji i Ftohte ne Vlore, ku ishin aksionere vjehrri i Bashes dhe Avokatja e Popullit. Ne 31 gusht po 2018, Ministria e Drejtesise dhe Avokatja e Shtetit i dergojne shkrese zyrtare Ministrise se Financave duke i kerkuar te ekzekutonte vendimin per te paguar 13 milione eurot e gjobes.

Arben Ahmetaj i pergjigjet po me shkrese zyrtare ku thote; “prisni njehere se jemi pak ngushte me buxhetin keto kohe. S’kemi fonde”.
Avokatura e Shtetit riperserit kerkesen duke sugjeruar qe parate te paguhen nga Fondi Rezerve i Keshillit Ministrave. Por ministria e Financave prape nuk pranon. Pas shume kembime shkresash, Ahmetaj shpik nje skeme tjeter per ta zvarritur edhe me shume pagesen. Propozon shlyerjen me keste per disa vjet.

Grupi i pronareve refuzon qe te paguhen me keste. Fillon prape loja e shkresave. Por Ministria e Financave prape nuk leshon pe. Pas Ahmetajt ne krye te financave vjen Anila Denaj. Serish Ministria e Drejtesise dhe Avokati i Shtetit i kerkojne ministres se re te paguaje parate. Por as Anila Denaj nuk paguan.

Iken tre vjet me kete histori. Vitin e kaluar shkresa i shkon Rames. Duhet te paguajme pallatin e Vlores se po na ben presion KE-ja. Por edhe Rama pergjigjet; prisni njehere, prisni.

Si perfundim leket vjehrrit te Bashes nuk ia kane dhene akoma keta. Qeveri e korrupsionit dhe krimit te organizuar.

About Redaksia

Check Also

Kokaina e Xibrakës, Bardhi: Ja si Olsi Rama përdorte makinën e trafikantëve të drogës

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje në emisionin “Opinion” lidhur …

Leave a Reply