Lubonja: Nga paaftësia e Lulzim Bashës për të bërë opozitë Rama ka instaluar regjim totalitar

Analisti Fatos Lubonja thotë se, Partia Demokratike e ka lënë vendin pa opozitë. Ai e sheh këtë ​si një dëm për vendin, por edhe mazhorancën.

Lubonja deklaroi në News24 se po harrohen të gjitha problemet e mëdha që ka qeverisja. “Jemi pa opozitë”, tha Lubonja, duke shtuar se qeverisja e Edi Ramës është totalitare, mbizotëron kulti i individit dhe karakterizohet nga korrupsioni absolut.

“Çdo pushtet korrupton dhe jo më një pushtet absolut siç kërkon të vendosë Edi Rama. Ky është një dëm i madh për Shqipërinë dhe për vetë mazhorancën dhe ata që e mbështesin”.

“Rama ka tendencë në rritje për të eliminuar kundërshtarët”, shton Lubonja.

“Nuk e shikoj opozitën thjesht nga kaq afër sa ç’kërkoni ju ta shikoni, në kuptimin që çfarë po ndodh tek opozita, është më e fortë, e mori, kush s’e mori kryesinë. Unë e shikoj opozitën si mundësi që duhet të ketë vendi për të pasur opozitë për t’u marrë me problemet e mëdha që ka vendi si opozitë. Dhe në këtë aspekt unë shikoj që ne vazhdojmë të merremi me sherrin e brendshëm Basha-Berisha, ndërkohë që kemi harruar fare gjithë problemet e mëdha që ka qeverisja e Shqipërisë. Pra, jemi pa opozitë. Në këtë kuptim kemi të bëjmë me dy grupime që asgjësojnë njeri-tjetrin duke shpenzuar energjitë në luftë për njeri-tjetrin dhe për shqiptarët asgjësojnë ekzistencën e një opozite dhe kjo përveçse i vjen për shtat qeverisë dhe Edi Ramës, të tjerët kanë dëm. Paaftësia e tyre për ta parë këtë është mjaftueshmë për të thënë që kemi një opozitë gjithnjë e më të dobët.

Kjo gjë, mund të jetë pozitive në terma afatshkurtëra sepse i rritet pushteti dhe kush ka synim që të ketë pushtetin sa më të madh, sa më të fuqishëm mund të jetë i kënaqur, por përtej mazhorancës i bën dëm Shqipërisë sepse në një vend ku ka pushtet absolut, ka korrupsion absolut. Çdo pushtet korrupton dhe jo më një pushtet absolut siç kërkon të vendosë Edi Rama. Ky është një dëm i madh për Shqipërinë dhe për vetë mazhorancën dhe ata që e mbështesin”, tha Lubonja.

Sipas tij, mungesa e çdo hapësire lirie shpesh e mbyt individin dhe e rrënon një shtet.

“Këtu nuk aplikojmë dot vetëm ligjet e fizikës, por ato që na tregon historia, shembujt janë kundërthënës në këtë drejtim. Atje ku ka pushtet absolut siç ka qenë stalinizmi apo enverizmi, atje ka pasur eliminim kundërshtarësh dhe gjithnjë e më tepër kulti i individit. Mungesa e çdo hapësire lirie shpesh e mbyt individin dhe e rrënon një shtet, ashtu sikurse atje ku ka më shumë hapësirë, mundësi disidence, siç ka ndodhur në Bashkimin Sovjetik pas goditjes së Stalinit, mund të krijohen mundësira të vijë një Gorbaçov.

Në rastin tonë çfarë po ndodh? Sigurisht nuk jemi në një regjim totalitar, por tendenca që shikoj unë që nga ardhja e Ramës në 2013 e këtej është një tendencë në rritje për të eliminuar kundërshtarët brenda partisë dhe jashtë. Sa vjet ka që nuk bën zgjedhje. Më shumë se një zhvillim i brendshëm brenda partisë, mund të vijë kolapsi. Krijohet një vakum që mund të mbushet nga një lëvizje tjetër jashtë asaj partie. Ajo që gjykoj që është problematike me Ramën, është se ai ka prirjen e theksuar të personalizojë institucionin. Ashtu ka bërë në Ministrinë e Kulturës, në bashki dhe në Kryeministri. Pasoja është kur ikën personi që identifikohet me institucionin, nuk ka më institucion. Politikan i mirë është ai që lë institucionin dhe pasi ikën. Shpresa për forca të reja e zbehtë”, tha Lubonja.

Lidhur me fatin e opozitës dhe situatën në PD, ai tha se shpjegohet me dy faktorë.

“Njëri paaftësia e opozitës, në rastin konkret paaftësia e Lulzim Bashës për ta bërë këtë. Ka pasur raste, kur flitej për një Republikë të re ka pasur sugjerime që të krijohet një bashkësi ku të mos jetë pretendimi ky kryeministër dhe s’ka tjetër, një bashkësi opozitare shumë më e gjerë. Ai këtë dimension ka treguar që nuk e ka sepse ai përtej vetvetes thotë le të bëhet qameti, në qoftë se nuk jam unë kryetar. Këtë dimension kanë, kjo është kulturë shqiptare. Asnjëherë kur ka ardhur momenti kur është për të zgjedhur mes interesit personal dhe interesit publik, nuk kanë zgjedhur interesin publik. Janë shitur dhe vendin për interesa personale, jo thjesht gjëra të vogla. Ky është njëri element. Elementi tjetër pse nuk bëhet ky bashkim është dhe strategjia e kundërshtarit, Edi Ramës në këtë rast që ka punuar në mënyrë të vazhdueshme për ta eliminuar këtë mundësi, siç ishte rasti i Kodit zgjedhor”, tha Lubonja.

About Redaksia

Check Also

Alarmi në VOA: Liria e fjalës e rrezikuar në Shqipëri, gazetarët po kërcënohen

Në Shqipëri janë rritur vitin e fundit paditë gjyqësore kundër pjesëmarrjes publike, që prekin gazetarët …

Leave a Reply