Banorët e Laprakës sërish në protestë: Lame para drejtësisë, të hetohet Bashkia 

Banorët e Laprakës, të cilëve pritet që t’ju prishen shtëpitë, kanë dalë sërish në protestë. Aktivisti Bled Marku është shprehur se Lame duhet që të dalë përpara drejtësisë.

Bled Marku denoncoi se është devijuar projekti i Unazës së Re dhe se duhet që të hetohet Bashkia e Tiranës.

“Artan Lame të dalë para drejtësisë, duhet të hetohet Bashkia e Tiranës. Janë 550 banesa, ku në çdo banesë ka 2-3 kurora e i bie që mbi 1000 njerëz dalin në rrugë. Projekti është devijuar.

Thuhet se projekti është devijuar edhe më herët. I kemi ftuar që të vijnë dhe të ulen me ne që të bisedojmë, iu kemi çuar edhe shkresa zyrtare Bashkisë së Tiranës, Presidencës, Kryeministrisë, asnjë problem nuk e trajtojnë, më e turpshme është se ministrja e Infrastrukturës thotë se, këtu nuk ka protestë”, deklaroi Bled Marku.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply