Lideri historik i PD, Sali Berisha duke folur gjatë takimit madhështor me qytetarët shkodranë, u shpreh se, Shkodra është frymëzim, është bastioni i lirës! Ai tjha se, Shkodra mbajti në këmbë vokacionin perëndimor të kombit shqiptar.
“Udhëtimin drejt Shkodrës e kam më emocional, më frymëzues sepse Shkodra dhe shkodranët janë frymëzim dhe vetëm frymëzim.
Në trojet shqiptare nuk ka një kështjellë të dytë si Rozafa, që qëndron e pamposhtur për lirinë e shqiptarëve.
Rozafa dallon nga të gjitha kështjellat e tjera. Ajo kishte gjeneralë e prijës, por kryeprijës kishte qytetarët e Shkodrës.
Askush në Europë nuk ka paguar me gjak, ka harxhuar mijëra vite në burg si qytetarët shkodranë.
Shkodra në të gjitha kohërat mbeti kryeura e kombit me perëndimin, ruajti vokacionin perëndimor të kombit shqiptar.
Sot mblidhemi në 32 vjetorin e protestës së parë të fuqishme anti-komuniste, 14 janarin, me të cilën qytetarët e Shkodrës çliruan qytetin dhe detyruan regjimin të tërheqë bustin e diktatorit më gjakatar, Stalin.
Një demonstratë ky qytetarët i thanë botës se Shqipëria nuk do të mbetet Kuba e Adriatikut. Shkodran do të paguante me gjakun e djemve të saj në 2 prill, vendosjen e pluralizmit. Shpirti i tyre u bë dritë për shqiptarët”, tha ndër të tjera Berisha gjatë fjalës së tij.