Dega e PD Britani e Madhe shkarkon kryetarin Naim Hasani

Kryesia e PD e Degës së Britanisë së Madhe ka shkarkuar kryetarin e Partisë Demokratike, Naim Hasani. Një pjesë e anëtarëve ngrenë shqetesimin, pasi kishte kohë ku Kryetari i Degës i kishte bllokuar ne rrjetet sociale dhe pikërisht në Facebook.

Postimi i Kryesisë së PD në Britaninë e Madhe 

Duke pare zhvillimet e fundit brenda Partise Demokratike dhe me kerkesë te pjesës më të madhe të anetareve, mblidhet Kryesia e PD-së Dega Britani e Madhe.

Nje pjese e anetareve ngrenë shqetesimin, pasi kishte kohë ku Kryetari i Degës i kishte bllokuar ne rrjetet sociale dhe pikërisht në FB. Duke pare që vete Kryetari e kishte ndarë rrugën politike, me pjesen më të madhe të anetareve të kryesisë, nuk kishte mbetur asgjë tjetër vetem ana formale për shkarkimin e tij dhe si rrjedhojë sot me Dt.16/01/2022, në mënyre unanime u votua për perjashtimin e z.Naim Hasanit si Kryetar i Deges së PD-së Mbreteri e Bashkuar.

-Kryesia perbehet nga 15 anetar, perjashtuar Kryetarin.

-9 anetar kanë qënë prezent:

Shkelzen Rustemaj

Enkeled Omi

Arjan Borufi

Lutfi Vata

Davida Deda

Shkelqim Plisi

Sokol Ndosha

Jeta Muslija Rustemaj

Sadri Lushaj

një anetar për arsye shendetesore ka qënë online : Imanuel Caushi

– 3 anetar nuk kanë marrë pjesë në mbledhje:

Gazmend Cufaj, Leda Bona, Halil Kabashi.

-2 anëtar kanë dhënë doreheqjen:

Elenica Mishto dhe Perparim Pavdeja.

Kryesia e Deges PD Britani e Madhe

Dega e PD Britani e Madhe është pozicionuar në mbështetje të liderit historik të PD, Sali Berisha. Vetëm kryetari Hasani ishte kundër ndaj dhe u shkarkua si kryetar dege.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply