Demokratët e Fierit revoltë kundër Bashës: Turp, na helmove me gazin e Ramës! Ik!

Qindra demokratë të Fierit kanë dalë në protestë kundër vizitës së deputetit Lulzim Basha.

Ata i kanë kërkuar që të largohet nga Fieri, pasi nuk ka çfarë kërkon më në këtë vend.Me thirrjet ‘Basha ik’, ata kanë akuzuar deputetin se i ka helmuar me gazin e Ramës.

Njëri prej demokratëve është shprehur se kjo vizitë është një provokim për demokratët.

‘Kam 8 vjet që punoj me Bashën dhe ai më ka hedhur gaz lotësjellës’, tha një prej zonjave në protestë.

‘Gazin që kam marrë tek Lulzim Basha nuk e kam thithur as tek Edi Rama.

Nuk jam i pabesë si Basha. Me atë që ka bërë me profesor Sali Berishën, nuk e ka bërë askush.

Nuk ma merr dot më votën Lulzim Basha, as me pistoletë në kokë, nuk ma merr më’, u shpreh një tjetër demokrat në Fier.

Akuza e një tjetër demokrati ishte më e rëndë.‘Helmoi vëllai, vëllanë. Nuk ka më poshtërsi. Ne dërguam fëmijët për protestë paqësore, por ai na i helmoi’, tha demokrati.

About Redaksia

Check Also

Foto-lajm, vërshim popullor në bulevard

Dhjetra mijëra protestues kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protesta kombëtare e opozitës po zhvillohet …

Leave a Reply