E turpshme, dhjetëra furgonë policie shoqërojnë Bashën për ta mbrojtur nga demokratët

Dhjetëra efektivë të Policisë së Vlorës janë nisur drejt Fierit, aty ku në orën 11:00 kryedemokrati Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me demokratët. Ndërkohë, dhjetëra demokratë në Fier kanë dalë me pankarta në duar kundër Bashës me thirrje “Basha ik”!.

Deputeti Basha do të shkojë në Fier për të takuar mbështetësit e tij pas protestës së 8 Janarit, ndërkohë që shumë shpejt pritet të dekretohet edhe data e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Ndërkohë, në të njëjtën orë me Bashën, ish-Kryeminsitri Sali Berisha do të jetë në Shkodër për të festuar me demokratët 31 vjetorin e themelimit të degës së PD-së në atë qytet.

About Redaksia

Check Also

Dy muaj në Shqipëri/ Ambasadori amerikan zhduk takimin me Ramën nga video e takimeve

Në një video 3 minutëshe të shpërndarë nga Ambasada amerikane në Tiranë bëhet një pershkrim …

Leave a Reply