Shkodër si dje e sot je një hap para PD!

Nga Alba KEPI

Te du Shkoder Loke me vrullin e Drinit, Bunes, Kirit, me lartesine e Alpeve e gjeresine e Adriatikut, me lashtesine e adrianeve e shendin e shpirtit te banoreve te tu!

Sot ne ate salle mbushur me demokrate i tregove shqiptareve se si duhet e bashkuar e djathta!

Sot ne ate salle, solle dashurine blu, me fjalet e 19 vjecares e cila e kish njohur rendesine e demokracise, tek historia personale e familjes!

E percolle shpirtin demokrat me thirrjet e studentit qe i ishte mohuar studimi ne shkenca politike, e me gazetarine po plotesonte te drejten e

tij duke e vene ne prove ndoshta per here te pare!

Shkoder loce, urtesia jote pati zerin e themeluesit te shoqates se “14 janarit” qe fjalepak e i vertete tha; “nuk mjaftojne thirrjet Rama ik, per te realizuar fitoren e PD!”

Shkoder zemen, me mendimin e Profesoreshes se Universitetit Luigj Gurakuqi, provove domosdoshmerine e bashkimit te vlerave te njerezve me integritet, ne politikat e PD!

Te du Shkoder se sot si dhe dje, deshmove se Shqiperia e mbi te gjitha Parta Demokratike e ka te detyrim etiken, anti dhunen, kulturen, kombetarizmin!

Te du Shkoder se si dikur na mesove se lincimi, fyerja, banaliteti nuk eshte demokrat, e se Partia Demokratike nuk e ka luksin te humbas asnje shpirt te djathte, qofshin te zhgenjyer, indiferente, o hatermbetes nga e shkuara e menaxhuar keq!

Shkoder ishe e je nje hap para PD-se!

Qofsh drita e se djathtes shqiptare e cila nuk do mund te rindizet pa historine, te verteten, mencurine, vleren e shpirtin tend!

T’bekofte Zoti!

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …

Leave a Reply