Përveç deputetëve të PS, apo Policisë së Shtetit, së fundmi në mbrojtje të Lulzim Bashës ka dalë edhe ish ministri skandaloz i Edi Ramës.
Sandër Lleshaj, një kapter që do mbahet mend për blerjen e një BMW luksoze me vlerë 100 milion lekë, sot është shfaqur në media dhe ka bërë analizën e opozitës.
Si ish ministër i Brendshëm, ai përgëzoi policinë për protestën e datës 8 janar, ku u shpreh se u soll në mënyrë profesioniste, duke mbytur demokratët me gaz lotsjellës.
“E kam ndjekur me trishtim të madh, ndoshta me lluksin duke e ndjekur nga televizori pa pasur një pozitë. Aty nuk ka rëndësi sesi u soll policia, por sesi u sollën shqiptarët që ishin aty. U sollën tmerrësisht keq, përmbarime të gjyqeve të bëra individualisht. Ky zell i madh për të goditur dhe për t’i prishur godinat është i trishtë.
Pra ishte një skenë e keqe, një skenë që duhet shuar. Dy mijë vite histori duhet të na mësojnë se dhuna nuk është instrumenti për të zgjidhur problemet. Dhe kur kjo dhunë inspirohet nga ish-kryeministra apo ish-presidentë për të bërë luftë për interes privat, aq më keq.
Fikëset e zjarrit janë detyrim të jenë brenda godinës. Përdorimi pastaj është tjetër gjë dhe unë pashë se u përdorën për vetëmbrojtje. Lulzim Basha duhet të jetë falënderues nga Policisë së shtetit. Të njëjtës polici që ai e ka sulmuar shumë herë më rëndë sesa në 8 janar.
I dyti duhet të jetë mirënjohës Sali Berisha për Lulzim Bashën. Sepse Basha për fat të mirë nuk aplikoi leksionet e Berishës për të vendosur snajpera në tarracë. Ju e mbani mend që thoshte do të vendos katër snajpera dhe i pesti do të jem unë. Berisha t’i jetë mirënjohës Bashës që nuk e bëri këtë”, tha Sandër Lleshaj./CNA.al