Noka: Lulzim Brava nuk përfaqëson PD, Komisioni i Rithemelimit gati për përballje në zgjedhje

Deputeti i PD, Flamur Noka, në një deklaratë për mediat, deklaroi se, Partinë Demokratike e përfaqëson vetëm Komisioni i Rithemelimit dhe jo Lulzim Brava.

Noka theksoi se PD ka qenë, është dhe do jetë e gatshme për përballje në zgjedhje.

“PD është e gatshme për çdo përballje elektorale dhe për të fituar ato. PD-në e përfaqëson vetëm Komisioni i Rithemelimit.

Ne flasim për demokraci e nuk flasim për diktaturë. Basha ka marrë vulë me qera. Demokratët nuk njohin pengun, por njohin të zgjedhurit e tyre me votë të lirë dhe demokratike”, deklaroi Noka.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply