Të bashkuar mund të bëjmë shumë gjëra të mira!

Nga Bujar LESKAJ

Në 17 janar 1468, 554 vite më parë Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, u largua në përjetësi, duke e lënë kombin jetim, por duke lënë njëkohësisht mësime shumë të vyera e aktuale edhe për sot!

Mësimi i parë: “Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush!”- Krujë, 1443.

Mësimi i dytë i Skënderbeut, 25 vite më vonë në Lezhë, i cili është i njohur nga historia e thuprave në shtratin e vdekjes është, se: “Bashkimi bën fuqinë!”

Dhe vërtet, kjo histori që shpesh u tregohet fëmijëve, është aktuale e me vlerë edhe për të rriturit, sidomos klasën politike shqiptare.

Skënderbeu e dinte se ç’vështirësi e prisnin kombin, prandaj dëshironte që t’ua jepte këshillën e fundit se si duhej të mbrohej Shqipëria. Por në radhë të parë se si duhet që shqiptarët të mbroheshin nga vetja.

Skënderbeu, jo vetëm trim e diplomat i shquar, por edhe statist (shtetar) me përvojë, e dinte vlerën e BASHKIMIT, ndaj diçka më emblematike, më të qartë e më të hapur, më aktuale e më vizionare edhe për sot se mësimet e tij, nuk do të mund të linte!

Bashkimi është fuqi dhe shpresë!

Të bashkuar mund të bëjmë shumë gjëra të mira!

Nga bashkimi vjen fitorja. Të përçarë gjithmonë do të humbasim!

Ndaj porosinë e Skënderbeut në ditëvdekjen e tij ta përdorim si mësuese jete e vlerë për ta vërë në shërbim të së sotmes dhe të së ardhmes tonë!

Mësimi i dytë i Skënderbeut është aktual për ne demokratët sot, që të jemi më të bashkuar, më të fortë përballë një kundërshtari si Rama e sekti i tij, që përdorin çdo mjet: dhunën, përçarjen, grabitjen, blerjen e votave për të mbajtur në këmbë regjimin e tyre antidemokratik.

Bashkimin ta kemi me njëri- tjetrin, për të mirën tonë, të atdheut, të lirisë e demokracisë sonë.

About Redaksia

Check Also

Gjelbërim apo betonizim?

Nga Lutfi DERVISHI Emrat 12 deputetëve të Partisë Socialiste, që morën nismën për të ndryshuar …

Leave a Reply