Nga Luçiano BOÇI
Sot të gjithë shqiptarët kudo ku janë përkujtojnë GJERGJ KASTRIOTIN, SKENDERBEUN.
Ai është figura kryesore, më madhore dhe më frymëzuese e historisë së kombit tonë dhe një nga figurat e rëndësishme të Europës.
Lindi më 6 Maj 1405 (e presopuzuar) dhe vdiq në 17 Janar 1468.
Qëndresa e tij ndaj hordhive osmane ishte epike dhe kyçe në mbrojtjen e qytetërimit perëndimor.
Njihet si ndër personalitetet për të cilin është shkruar shumë dhe nga disa autorë njëherazi.
Shumë sheshe, rrugë, urdhëra vlerësues, jo vetëm në Shqipëri sot mbajnë emrin e tij.
Por kjo nuk mjafton!
Ende shteti ynë nuk ka një datë zyrtare të lidhur ngushtësisht me figurën e heroit tonë kombëtar dhe kremtimet për të kanë qenë vetëm përgjatë përvjetorëve të rrumbullakosur.
Duke marrë shkas nga ky përvjetor vdekje, do ishte e udhës që nderimi për Skendërbeun tonë të ngrihet në lartësinë që i takon.
Propozimi është i i thjeshtë dhe ndoshta i artikuluar nga historianë më parë.
Nuk ka asnjë pengesë që kjo datë të zëvendësojë 5 Majin e kontestuar politikisht.
Ndonëse nuk është rënie në betejë, vdekja e Skënderbeut e tejkalon çdo përmasë.
Me këtë datë merr kuptim dhe cilësimi “Dëshmor i Kombit” (jo dëshmor i shtetit) për të gjithë ato personalitete që shkrinë jetën e tyre për kombin në të gjitha trojet shqiptare dhe që ativitetin atdhetar e datojnë para datës 5 Maj 1941 dhe pas kësaj date, përfshirë ata që u sakrfikuan nën diktaturë.
Një datë e tillë do ishte përbashkuese për shqiptarinë e vendin dhe një datë që i jep vendin e duhur figurës më të madhe të kombit shqiptar në Panteonin shqiptar.
Nderime përjetë për shqiptarin më të madh të kombit!