Portesta e 8 janarit/ Organizata amerikane për Mbrojtjen e Gazetarëve dënon dhunën ndaj gazetarëve

Një nga organizatat më të rëndësishme të medias në botë, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, ka reaguar për dhunën e ushtruar mbi gazetarët më 8 janar nga Policia e Shtetit.

Në deklaratën e organizatës së madhe me qendër në Nju Jork të SHBA, thuhet se autoritetet duhet të hetojnë dhe të nxjerrin përgjegjësit para ligjit.

Skandali i dhunës mbi gazetarët u denoncua disa herë nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

KMG raporton se të paktën nëntë gazetarë janë dhunuar nga policia më 8 janar. Forcat e rendit qëlluan drejt tyre me topa uji dhe gaz lotsjellës.

Shtatë nga gazetarët e dhunuar i përkasin televizionit Ora News. Ata janë operatorët Ermal Noka, Esmerald Jahelezi dhe Alban Xhokaxhi si dhe reporterët Everest Dedaj, Fjorela Beleshi, Sonila Musaj dhe Edison Vatnika.

Sipas KMG, ata morën djegie në sy dhe kishin probleme me frymëmarrjen pasi policia hodhi një ‘sasi joproporcionale’ me gaz lotsjellës ndaj tyre.

Policia sulmoi po ashtu me top uji edhe ekipin raportues të Fax News. Operatori Majklen Sinka tha për KMG se ai dhe gazetarët e tjerë në vendin e ngjarje ishin të identifikueshëm si pjesëtarë të medias pasi kishin në trup veshje me logon e Fax News. “Por policia na shënjestroi qartësisht me topa uji dhe gaz lotsjellës”, tha Sinka, duke shtuar se nga sulmi u dëmtuan edhe pajisjet e tij.

Edhe fotoreporteri Felix Bilani u lëndua dhe iu desh të merrte trajtim mjekësor pasi policia hodhi gaz lotsjellës ndaj tij gjatë protestës, raporton KMG.

About Redaksia

Check Also

Trump sulmon prokurorin: Do hetohet, është i korruptuar, mund të ekzekutojë njerëz

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të …

Leave a Reply