Deputeti Lulzim Basha thekson se, Partia Demokratike nuk është më strehë e së kaluarës, por shikojnë drejt së ardhmes.
Sipas Bashës, qëndrimi i përbashkët i demokratëve është një dhe i vetëm përballë korrupsionit, për ta luftuar atë si kusht për t’i dhënë fund trazicionit.
Postimi i plotë
Basha ndan videon me demokratët e degës 7: PD nuk është strehë e së kaluarës, bashkohemi përmes vlerave me ata që duan të kontribuojnë me zemër për një të ardhme më të mirë Demokratët e Degës nr. 7 në Tiranë kanë zgjedhur të ardhmen, pa mohuar në asnjë çast të mirat që kemi bërë për shqiptarët, por pa u bërë strehë e gabimeve dhe të metave të së kaluarës. Ne kemi një qëndrim të vendosur kundër korrupsionit, si armik i mirëqenies së shqiptarëve, dhe një vizion të qartë për t’i dhënë fund tranzicionit, duke u bashkuar nëpërmjet vlerave me të gjithë ata që duan të kontribuojnë me zemër për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.