Basha pritet me protesta edhe në Laç, mercenarët e tij dhunojnë demokratët

Pasi anuloi takimin në Lezhë, deputeti Lulzim Basha ka vendosur të bëjë një takim në qytetin e Laçit.

Siç raporton gazetari i SYRI TV, në këtë takim të Bashës, kanë ardhur të rinj nga qytete të tjera si nga Lezha, Mirdita dhe zona të tjera.

E pikërisht këta persona, mercenarët e Bashës kanë dhunuar demokratët që kishin dalë protestë kundër Bashës.

Njëri prej demokratëve ka thirrur ‘Basha ik’, si protestë ndaj deputetit Basha, dhe menjëherë mercenarët e tij e kanë sulmuar.

Siç edhe duket në pamjet e SYRI TV, kanë qenë disa mercenarë të Bashës, jo banorë të Kurbinit që kanë sulmuar demokratët.

About Redaksia

Check Also

Gracka e Ramës për Trump tek Zvërneci/ Si po e ekspozon tek kundërshtarët politikë në SHBA

Genc POLLO Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec 1-Beograd -Kushner Në …

Leave a Reply