FRPD Vlorë nuk e njeh komandimin e të komanduarit: Kukull do vish, kukull do ikësh!

Reagim i FRPD Vlorë

FRPD Vlorë nuk e njeh komandimin e të komanduarit në krye të degës së Partisë Demokratike Vlorë !

Një njeri i komanduar është thjesht se një njeri i komanduar, një njeri që kontrollohet lehtësisht nga “ata” që e kanë vendosur të komanduar, me qëllim për ta komanduar.

Kurrsesi nuk njohim një të komanduar, ku dega e Vlorës ka në krye një individ të zgjedhur me votë të lirë qytetare, me votën e lirë të demokratëve të Vlorës.

Kurrsesi nuk njohim një të komanduar në krye të PD Vlorë, PD e Vlorës ka Zot dhe ai është votëbesimi që i është bërë kryetarit aktual të kësaj dege Z.Genc Deromemaj nga baza dhe anëtarësia e degës Vlorë.

Një i komanduar, i komanduar do jetë gjithë kohës, pa integritet, pa moral, pa mundësi zgjedhjesh, pa mundësi kontrolli dhe ushtrimi lirie.

Një manekinë, manekinë do mbetet, aksesor i “pasqejfit” të atyre të tijëve lart !

Nuk njohim një individ të katapultuar nga ata të kapitulluarit, në krye të PD Vlorë, ai që s’njeh askënd dhe asgjë në këtë degë.

Nuk njohim një kukull të komanduar në krye të degës së Partisë Demokratike Vlorë, kukull që nuk ka lidhje gjenetike me qytetin e Vlorës dhe me atë ç’ka Vlora përfaqëson.

*Dy fjalë për të komanduarin!
I komanduar,
Ti mund të vish,
Do takosh dhe disa tek tuk,
Por sa të kalosh Levanin, je i ç’komanduar nga të gjithë demokratët e Vlorës!
Kukull do vish, Kukull do ikësh!
I komanduar do vish, i ç’komanduar do ikësh!

About Redaksia

Check Also

Bardhi në Londër: Britania e Madhe, aleat i çmuar i Shqipërisë në rrugëtimin demokratik

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një vizitë të rëndësishme në …

Leave a Reply