Foto/ Edhe Preçi mercenar!

Në marshimin e Luli Bashës dhe Markagjon Gjekmarkajt, në fshatrat e Lezhës, është paraqitur dhe ka zënë vend ballor në sallë, më i palodhuri, më i pamposhturi, më proamerikani, zotni Preç Zogaj.

I bindur se këtë herë erdhi dita, që të gjendet një lugë edhe për të, Preçi u pa në sallën e Kurbinit me demokratë, të cilët Luli i kishte mbledhur pothuajse nga i gjithë rajoni.

Thellësisht i bindur, se duke ndihmuar Lulin tonë, po ndihmon Shqipërinë dhe Amerikën bashkë, Preçi adoptoi një qëndrim shumë herë më stoik, se qëndrimi që mban në studion e Fevziut, ku punon si analist i pavarur.

I pajisur me një maskë kirurgjikale poshtë mjekrrës, Preçi, rrëmbeu vëmendjen e regjisë së Lulit, e cila kishte marrë porosi, që ai të trajtohej si aset shumë i vyer i partiçkës, që ka mbetur.

Por, a do të ketë lugë në këtë det të madh, që është bërë i gjithi kos, për Preçin tonë?

Ndoshta po, ndoshta jo…

About Redaksia

Check Also

Foto-lajm, vërshim popullor në bulevard

Dhjetra mijëra protestues kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protesta kombëtare e opozitës po zhvillohet …

Leave a Reply