Barcelona është eliminuar nga Kupa e Mbretit.Të besuarit e Xavi Hernandez përsëritën gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit, duke ndjekur rezultatin gjithmonë dhe duke dërguar sfidën në vazhdime.
Por, edhe kjo ndeshje si ajo ditë më parë, përfundoi 3-2, në të mirë të Bilbaos.
Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 2-2, pas 90 minutave të zjarrta ku Bilbao dy herë shënoi me Muniain në minutën e dytë dhe Martinez në të 96’, por Barça barazoi dy herë me Torres në pjesën e parë dhe me Pedrin në kohën shtesë, 93’.
Në vazhdime, më të mirë u treguan vendasit, që fituan një penallti në minutën e 105’.
Nga pika e bardh nuk gaboi Munian që shënoi golin e fitores dhe të dytin personal në këtë takim, për ta kualifikuar Bilbaon në çerekfinale dhe për ta eliminuar Barcelonën në krizë të Xavi Hernandez.