Bushati: Përrallat surrogato të Bashës që na i tregon Gjekmarkaj

Analisti Andi Bushati dhe nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, debatuan sot lidhur me vendimet e lidershipit të PD-së, Lulzim Basha.

Në Open në Top Channel, Bushati tha se “përrallën surrogate të Bashës, që po dole në lëvizje në vete i shërben Edi Ramës, e kemi dëgjuar prej vitesh.

“Nuk ka dy Parti Demokratike, është vetëm një dhe është ajo e madhja që do udhëheqë një kolacion të madh në rrugëtimin për dobësimin e Edi Ramës. PD do i hapë derën kujtdo që kërkon të bëhet pjesë.

Do jetë një betejë e përkrahur nga qytetarët. Nuk janë njësoj si zgjedhjet e përgjithshme dhe betejës lokale. Ka të bëjë se çfarë kandidatësh do nxjerrë PD,” tha Gjekmarkaj.

“Ju jeni në logjikë përjashtuese. Nuk duhet të preket legjitimiteti i Bashës. Duke folur me Ristanin thatë kush nxjerr kandidatë të tjerë përveç atyre të Bashës, i shërben Ramës.

Basha këtë përrallë surrogate na e ka treguar 7 herë me radhë. Përjashto Jozefinën, i thotë po kandidove i shërben Ramës. Të njëjtën gjë i thotë Patozit. Basha na dashka monopolin e politikës, të vendosë se kush do futet e kush do dalë në politikë. Ka 8 vjet që e thërrmon opozitën, vetëm përjashton për të mbajtur karrigen e vet”, u shpreh Bushati.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply